25,04,2024

Droga e vetme që merr Mozzik

Must Read
Mozzik ka paralajmëruar album këtë vit.

Mozzik po sjell album.

Ai me anë të një fotografie ka zbuluar se po përgatit albumin, ndërsa ka shkruar se droga e vetme që ai merr është ‘muzika’.

‘Të fala gjysmën e rinisë’, shkruan ai në postimin për muzikën ndër të tjera, ndërsa thotë se i ka ardhur koha edhe albumit, shkruan Gazeta Express.

Mozzik numëron shumë këngë që ka publikuar si ‘single’, por tashmë ka vendosur se është koha që të sjellë një album të plotë me këngë të reja.

Gjithashtu, së fundi reperi ka zbuluar se është duke punuar për albumin e tij pjesë e të cilit do jetë edhe kënga kushtuar vajzës së tij, Hanës. 

Mozzik nuk ka dhënë detaje tjera rreth kësaj kënge veç se kënga tashmë ka përfunduar. 

Duket se artistët shqiptarë kanë vendosur të rikthejnë albumet në trend, pasi shumë prej tyre kanë paralajmëruar se po punojnë për album.

Së fundit labeli PINT ka publikuar edhe albumin e tyre të shumëpritur, ‘United State of Albania’ të cilin fansat e kanë pritur shumë mirë dhe po ka shumë shitje dhe dëgjime në platformat e ndryshme muzikore./Gazeta Express/ 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img