29,03,2024

A është këngëtarja “serbe” Mina Kostiç, Minire Jashari nga Ferizaj?

Must Read

Mina Kostiç njihet si njëra ndër këngëtaret më të popullarizuara në estradën serbe. Mirëpo, këtyre ditëve mediat serbe janë marrë me prejardhjen e vërtetë të këngëtares.
Në të vërtetë, është zbuluar se ajo deri në moshën 19-vjeçare është quajtur Minire Jashari dhe thuhet se është vajzë e prindërve nga Kosova, që besohet të jetë babai shqiptar dhe nëna serbe. Ajo nuk ka pranuar të tregoj se çfarë kombësie janë prindërit e saj, por ka theksuar se babai është nga Ferizaji, ndërsa e ëma nga Peja.

Po ashtu, ajo ka mohuar se dikur ka pasur emrin Minire Jashari, por e ka pranuar se në moshën 19-vjeçe ajo vërtetë e ka ndërruar emrin dhe mbiemrin, çka padyshim se konfirmon pohimin e mediave.
“Është e vërtetë se në moshën 19-vjeçe e kam ndërruar emrin dhe mbiemrin, pastaj kam shkuar në kishë dhe jam konvertuar dhe kryqëzuar. Por nuk e kam pasur emrin Minire Jahsari. Këto janë gënjeshtra. Babai im ishte nga Ferizaji, ndërsa mamaja nga Peja, pra jam me prejardhje nga Kosova. Por unë jam kryqëzuar”, ka deklaruar ajo gjatë një interviste. Si do që të jetë, mediat serbe shkruajnë se religjioni i saj fillimisht ka qenë mysliman, por pastaj ajo ka vendosur ta ndërroj, përfshirë edhe emrin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img