Uncategorized

Debat i ashpër për përgjegjësinë ndaj Ivanovit në Kuvend


Publikuar më:


Kuvendi i Maqedonisë

 

Nga LSDM-ja kanë deklaruar se presidentit nuk do të mund t’i ikë përgjegjësisë për shkeljet e rënda që ka bërë.

“Mendoni se 6 njerëz në komision do të shpëtojnë Ivanovin? Atë askush nuk mund ta shpëtojë! Jo, ai tani të anulojë pjesërisht disa nga faljet, dhe përmes dëshmitarëve të tjerë të tentojë të mbrojë kriminelët e qeverisë, jo! Kjo tani është thjesht një mbrojtje e pastër, nga 6 njerëzit e VMRO-DPMNE-së që janë anëtarë të komisionit kërkohet që gjithë krimi i qeverisë, me gjithë Gruevskin në kokë edhe pse nuk është në pozitën e kryeministrit, të mbrojë. Ju duhet të shkruani një raport në bazë të të cilit kemi shkelje serioze të Kushtetutën ku për fat të keq kjo Gjykatë Kushtetuese ku keni krijuar ‘gjykatës paçavure’ këtë nuk e sheh”, deklaroi Goran Sugarevski, LSDM.

Ndërkohë partia në pushtet VMRO-DPMNE vazhdojnë me ngulm t’ i mbrojnë vendimet e Ivanovit.

“Politikani i vetëm në këtë moment për të cilin ka falje aktive për lëndë që mund të nis hetim, është Zoran Zaevi për rastin Global d.m.th për asnjë politikan tjetër nuk ka falje aktive e cila ndalon ndonjë hetim dhe për këtë arsye mos bëni zhurmë por shkoni në LSDM dhe pastroni këtë rast. Vallë do ta bindni Zaevin që të kërkojë të anulohet falja apo jo, është punë e juaja. Unë e di se shumë njerëzve në këtë shtet dhe jashtë u pengon Ivanovi për arsye të tjera, për shkak të krizës me emigrantët, dhe mbi të gjitha për shkak të qëndrimit të tij të fuqishëm për mbrojtjen e emrit dhe identitetit kombëtar, por Sugarevski mbajeni mend se Ivanovi morri 550 mijë vota, më shumë se cili do president deri më tani në shtet”, tha Ilija Dimovski, VMRO-DPMNE.

Ndërsa BDI-ja qëndron pas qëndrimit se Ivanovit duhet t’i vërtetohet përgjegjësia.

“BDI është e interesuar që iniciativa për konfirmimin e përgjegjësisë së Ivanovit të ketë shumicë, edhe në komision por edhe në seancë plenare. Neve nuk na pengon vallë VMRO-ja do të ketë 6 apo LSDM-ja do të ketë 5 anëtarë. NE dëshirojmë që komisioni të vërtetojë iniciativën me qëllim shqyrtimin e përgjegjësisë së Ivanovit pasi ai na bëri problem të madh gjithë neve por më tepër shtetit”, tha Xhevat Ademi, BDI.

Pas votimit të vendimit nga ana e Parlamentit, Komisioni për shtatë ditë duhet të përgatisë raport për gjendjen e propozimit të opozitës dhe ta dorëzojë deri te kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski. Pastaj ai duhet të caktojë seancë të re në të cilën do të debatohet për raportin dhe për propozimin e opozitës. Që të votohet propozim vendimi nevojitet shumicë e dy të tretave./Alsat-M/

The post Debat i ashpër për përgjegjësinë ndaj Ivanovit në Kuvend appeared first on Lajminet.

Comments
To Top