26,04,2024

Çmenduri, nuk do ta besoni cili futbollist paguhet më shumë se Neymar (Foto)

Must Read

neymar1

Sot është publikuar një lajm ‘bombastik’ rreth pagës së një futbollisti të Premier Ligës.

Sipas asaj çfarë raporton “BBC”, një futbollist mesatar i Premier Ligës angleze paguhet më shumë se ylli i Barcelonës Neymar, përcjell Gazeta Blic

Bëhet fjalë për mesfushorin e Newcastle United, Jonjo Shelvey, i cili mësohet se do të paguhet 80.000 funte në javë pasi Newcastle të pësojë rënie nga Premier Liga në Championship, për shkak se klubi anglez nuk ishte pajtuar për t’i shkurtuar rrogën në rast të rënies nga liga.

Sipas të dhënave të publikuara së fundmi rreth kotnratës së Neymar, ylli 24-vjeçar i Barcelonës fiton 77.000 funte në javë ndërsa ka një klauzolë me vlerë prej 153 milionë funte.

Këto të dhëna ishin zbuluar nga burimet e “Telegraph”, ndërsa për Neymarin kishte raportuar “Daily Mail”

Kjo nga shumë adhurues të futbollit ka filluar të shihet si diçka aspak e kuptimtë, kur merren parasysh nivelet dhe cilësitë e të dy futbollistëve. /Gazeta Blic/

Jonjo-Shelvey-Newcastle-Swansea

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img