Tech

Blerja e valutave virtuale në të ‘zezën’ trend në Kosovë


Publikuar më:


Përkundër asaj se kriptovalutat mund të blihen në mënyrë të rregullt dhe me debit kartela, në Kosovë pjesa më e madhe e shkëmbimeve bëhet në dorë, ose në të “zezën”.

Kështu ka deklaruar inxhinieri Ermal Sadiku ku ka thënë se në Kosovë janë rreth 150 kompani të ndryshme të cilat janë të interesuara, ose e pranojnë bitcoin-in si mjet këmbyes.

E përkundër rënies së vlerës së kriptovalutave, trendi i përdorimit të tyre vazhdon. Ajo që zgjon interesim tek qytetarët është se si të blihen ato përmes debit kartelave. Por Sadiku thotë se pak njerëz janë të informuar se blerja e kriptovalutave me kartë debiti kushton rreth 5 përqind më shtrenjtë.

Mes tjerash, ai tregon se në këtë drejtim paraqiten disa probleme, pasi që platformat e mëdha nuk e njohin Kosovën si shtet, teksa rrëfen një nga mënyrat se si mund të blihen kriptovalutat.

“Po munden me u ble sepse kriptot dhe valutat e tjera nuk janë të lidhura me një shtet të caktuar. Nuk është lehtë sepse këto platformat e mëdha ‘online’ nuk po e njohin Kosovën si shtet, sepse po kemi probleme të ndërlidhjes të problemeve tona bankare me ato ‘ex-changed’ e jashtme, por ekziston mënyra me i ble me dashtë. Është ‘pdo’ ku aty ke mundur me ble me kartela bankare të Kosovës. Zakonisht çmimet janë më të larta kur blenë kështu me kartelë, së paku 4-5 përqind më të larta se në treg normal. Periudha më e mirë për të investuar, për të blerë bitcoin, është kur botcoin është lirë dhe periudha më e mirë për me shitë është kur bitcoin është shtrenjtë”, tha ai.

E një tjetër mënyrë për të blerë kriptovaluta, sipas tij, janë trasferet bankare.

“Një mënyrë tjetër se si po blihen këto kripto është se bëhen transfere bankare. Do të thotë shkon në ‘Pro Credit’ e bënë një transfer bankar në një ‘ex-change’ të caktuar, për shembull në kraken dhe pastaj i ke të ruajtuara aty, të dalin si euro dhe aty mund të shkëmbesh me çmime shumë më të mira. Kjo është një mënyrë shumë e mirë për ata që e blejnë. Zakonisht transferi zgjat 1 ditë sa kam dëgjuar, por prapë se prapë, blerja e valutave në dorë, që i themi ne në të ‘zezën’ vazhdon të mbetet sasia më e madhe e shkëmbimit”, u shpreh ai.

Përkundër asaj se njerëzit e shohin kripto-valutën si mjet shkëmbimi, për të blerë ose për të shitur, Sadiku thekson se përdorimi i tyre shkon përtej kësaj.

“Kriptovalutat janë shumë të përdorshme, përtej asaj se çka mundesh me ble me to. Qëllimi kryesor ose qëllimet më të mëdha të kripto-industrisë nuk janë për me ble ose për me shitë me to. Disa prej tyre, si bitcoin, ndoshta, edhe e kanë pasur atë pikësynim në fillim, por edhe ato i kanë ndryshuar qëllimet e tyre. Nëse flasim për mënyrë klasike të blerjes, për shkëmbim me ndonjë mallë të caktuar, sot në Kosovë mund të blesh ose ta shkëmbesh me shumë mallra ose shërbime me të cilat njerëzit janë dakorduar t’i shkëmbejnë. Ne kemi gjetur rreth 150 kompani të ndryshme të cilat janë të interesuara, ose të cilat e pranojnë si mjet shkëmbyes. Disa e përdorin si mjet marketingu, disa për shkaqe operacionale”, theksoi ai për KosovaPress.

Për të kryer transaksione dhe për të blerë kriptovaluta në mënyrë elektronike, Granit Kadolli, njohës i kësaj fushe, ka shpjeguar për KosovaPress se kartelat bankare duhet të jenë patjetër debit karta.

To Top