03,05,2024

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, vizitoi ndërmarrjen publike “Pastërtia”

Must Read

Ferizaj.20.03.2018. Pas aksionit të gjerë të ndërmarrë me iniciativën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave dhe aktiviteteve të tjera në dobi të ruajtjes së mjedisit, paraditen e sotme, Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili, kanë vizituar ndërmarrjen publike KRM. “Pastërtia” me ç ‘rast panë nga afër rrjedhat e funksionimit të kësaj ndërmarrje, sfidat me të cilat po ballafaqohen aktualisht si dhe qasjen e ekzekutivit komunal për reformimin dhe rritjen e efikasitetit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu kërkoi angazhim të shtuar të gjithë punonjësve operativ dhe administrativ të kësaj ndërmarrje, në mënyrë që qytetarëve ferizajas t’i ofrohen shërbime efikase.

Po kështu, Kryetari Aliu u shpreh i vendosur në iniciativën e tij për mirëmbajtjen e hapësirave publike, mundësimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve si dhe menaxhimit më efikas me mbeturinat , gjegjësisht eliminimin e deponive ilegale, si dhe ofroi mbështetjen nga ana e ekzekutivit komunal për nismat e ndryshme që do të rrisin produktivitetin e punës në këto ndërmarrje, sidomos në vazhdimin e aksionit për mirëmbajtjen e hapësirave publike, me ç ‘rast pjesë e këtij aksioni është edhe iniciativa e kryetarit Aliu për heqjen e tezgave, reklamacioneve të ndryshme me qëllim mundësimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve.

Në anën tjetër, drejtuesit e ndërmarrjes publike “Pastërtia” falënderuan kryetarin Aliu për vizitën dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të intensifikuar me organet komunale me qëllim që produktiviteti i punës së tyre dhe cilësia e shërbimeve ndaj qytetarëve të rritet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img