19,04,2024

Facebook ka një njoftim shumë të rëndësishëm për ju!

Must Read

Facebook njoftoi të mërkurën se ka vënë në përdorim një program të ri, që sinjalizon për imazhe lakuriq të fëmijëve. Programi e kishin ndihmuar kompaninë të hiqte 8.7 milionë fotografi të tilla, gjatë tre muajve të fundit.

Facebook-u tha se programi është vënë në përdorim gjatë vitit të kaluar dhe përmirëson identifikimin e përmbajtjeve të papërshtatshme, ndërsa analizon një numër masiv fotosh në rrjetet sociale.

Kompania njoftoi se po i forcon masat e kontrollit për të mbështetur politikën e saj të ndalimin të fotografive të të miturve me përmbatje seksuale. Programi po ndihmon në efikasitetin e ekipit të trajnuar për përmbajtjet problematike kundrejt miliarda postimeve që bëjnë përdoruesit e Facebook-ut çdo ditë.

Facebook-u njoftoi gjithashtu se ka nisur të përdorë dhe një program që identifikon përdorimin e rrjetit social për të krijuar shoqëri me të mitur me qëllim shfrytëzim seksual të tyre.

Gjigandi i medias sociale tha se do të zbatojë të njëjtën teknologji dhe në Instagram.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img