02,05,2024

Në prag të Ditës Botërore të Ujit, kryetari Aliu viziton KRUK “Bifurkacioni”

Must Read

Ferizaj.20.03.2018. Në prag të 22 Marsit – Ditës Botërore të Ujit, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili, kanë vizituar KRUK “Bifurkacioni”, me ç ‘rast u njohën më detajisht me aktivitetin e kësaj ndërmarrje, planet punuese si dhe aksionet e ndërmarra me qëllim sigurimin e një rrjeti mirëfunksional shërbimi ndaj qytetarëve ferizajas.

Kryetari i Komunës, Agim Aliu njoftoi drejtuesit e kësaj ndërmarrje për vizionin e qeverisjes lokale për reformimin e ndërmarrjeve publike si dhe planeve konkrete investive përmes së cilave qytetarëve të komunës sonë, do t’i ofrohen shërbime më cilësore.

Në anën tjetër, drejtuesit e kësaj ndërmarrje falënderuan kryetarin Aliu për vizitën duke u shprehur të gatshëm të kontribuojnë në një raport të qëndrueshëm bashkëpunimi me ekzekutivin komunal si dhe realizimin e platformës reformuese, modernizuese që për qëllim ka rritjen e kujdesit ndaj qytetarëve dhe shërbimeve më cilësore.

Gjithashtu, u bë e ditur se Dita Botërore e Ujit do të shënohet me disa aktivitete edhe në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img