26,04,2024

Berisha: Rama po flirton me vrasësit e Azem Hajdarit

Must Read

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht lideri historik Partisë Demokratike, në një prononcim për mediat pas homazheve të zhvilluar me rastin e ditës së dëshmorëve në memorialin e ri të Azem Hajdarit, e vlerësoi Heroin e Demokracisë si një ante që pas gjysmë shekulli poshtërim dhe errësirë solli për shqiptarët ditën e gjenezës së lirive të tyre të dënuara me kushtetutë. Sipas Berishës, Azem Hajdari dhe Besim Cerja ranë si dy vëllezër përpara selisë së PD, ‘të ekzekutuar nga pushteti që Azemi përmbysi me revolucionin e tij demokratik.

“Sot në ditën e heronjve të kombit jemi këtu për të nderuar njeriun që pas gjysmë shekulli shtypje të egër dhe errësire, tjetërsimi, poshtërimi dhe mjerimi solli tek shqiptarët ditën e gjenezës të lirive të tyre të dënuara me Kushtetutë.

Nderojmë Azem Hajdarin, që në dhjetor të vitit ‘90 do të ngihej si ante për t’i bërë shqiptarët të lirë. Së bashku me shokët e tij studentë do zhvillonin ato ditë dhjetori betejën me të fuqishme, më legjendare, më paqësore të shqiptarëve për liri. Azemi dhe Besim Çerja ranë si dy vëllezër këtu para selisë së PD të ekzekutuar nga pushteti që Azemi përmbysi me revolucionin e tij demokratik, por vepra e tij bëhet gjithnjë e më madhështore”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po flirton me vrasësit e Azemit që dergjen në burgje, pasi sipas tij Rama i trembet frymëzimit që Azem Hajdari dhe kauza e tij ngjall tek populli.

“Edvin Kristaq Rama pikërisht në këtë moment historik ka filluar flirtin me vrasësit që dergjen në burgje apo që i nxori me dokumente false. Dua t’i them këtu se kjo tregon se ti edhe në gjumë, dhe në ëndërr ke frikë dhe tmerr nga Azemi. Në fakt ke një mijë arsye për të pasur, pasi Azemi është burim i pashtershëm frymëzimi për të rezervuar ty atë që u rezervoi etërve të t’u mizorë”, tha lideri historik i PD.

Basha: Sërish do ta mundim pushtetin e veshur me krim

Në fjalën e tij me këtë rast, kreu i PD, Lulzim Basha tha se nderimi për heroin e popullit vjen bashkë me përkushtimin dhe betimin e PD se sërish ‘do ta mundim krimin e veshur me pushtet dhe pushtetin veshur me krim për t’u dhënë shqiptarëve atë Shqipëri demokratike për të cilën luftoi Azem Hajdari.

“Në këtë ditë nuk kishte si të mungonte nderimi për tribunin e demokracisë Azem Hajadari

Vijmë sot këtu në këtë moment të ri jo vetëm në nderim për heroin tonë por edhe me përkushtimin dhe betimin tonë se përsëri do ta mundim krimin e veshur me uniformën e shtetit dhe pushtetin e veshur me krim për t’i dhënë shqiptarëve një Shqipëri demokratike siç e ëndërruar studentët e dhjetorit”, tha Basha. /gazeta-shqip

The post Berisha: Rama po flirton me vrasësit e Azem Hajdarit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img