Uncategorized

Berisha kërcënon me destabilitet


Publikuar më:


Sali Berisha

Kërcënimi Ish-kryeministri Berisha, duke folur për kalimin e draftit në Kuvend, paralajmëroi se votimi i njëanshëm me vota të opozitës, sipas tij do të sillte destabilizim për vendin. “Unë i them Edi Ramës mos impono opozitën të marrë vendime të tjera të cilat kanë çmim shumë të lartë.

Destabilizuese për vendin”, është shprehur ish-kryeministri i cili, ka qenë pjesë në gjithë procesit të reformës në drejtësi, i njohur zyrtarisht dhe nga ambasadorët mbi ecurinë, akuzoi kryeministrin se ka manipuluar ndërkombëtarët. “Nuk jemi dakord që të jetë një partiake. Atyre të cilët na thonë ne, se nuk duhet të fusin partitë duart, i them se duhet të kenë kujdes mos shkoni te shteti monist.

Kjo është e turpshme”, kërcënoi Berisha. Më tej duke iu përgjigjur interesimin të gazetarëve për përfshirjen e ambasadorëve në këtë proces, Berisha hoqi një vijë ndarëse mes rolit që selitë diplomatike duhet të kenë përballë institucioneve që gëzojnë reputacion sipas tij dhe përtej Bashkimit Europian. Rasti është komisioni i Venecias, parimet e së cilit tha ai qëndrojnë mbi ambasadoret, shkruan shekulli.

“Është Venecia që ka denoncuar kapjen. Dhe përsa u përket njohurive juridike Venecia është mbi të gjithë, mbi ambasadorë, por edhe mbi qeverinë”. nënvizoi ish-kryeministri. Berisha ftoi Ramën që të ulet në tryezën e bisedimeve me opozitën me një zgjidhje tjetër, sipas tij, më transparente dhe që nuk kap drejtësinë.

“Mos mendo se opozita do të japë votat që të futësh në grusht drejtësinë shqiptare. Kjo s’mund të ndodhë“, tha ai. Ndërsa duke u ndalur te çështje e Vetingut, Berisha, dha këto arsye: “Edi Rama, duke pranuar dy dhe jo katër, zbuloi veten dhe thotë se vetingun do ta bëjë unë. Sipas tij, këto dy institucioni të vetingut nuk duhet të jenë partiake, por duhet të jenë monopartiake. Ata që thonë që nuk duhet të fusin partitë duart, u them që të kenë kujdes, sepse kjo do të thotë të fusë duart vetëm një parti”, tha Berisha.

Ajo që përforcon bindjen e Berishës për synimin e Edi Ramës për të kapur drejtësinë është edhe ngurrimi i maxhorancës për të dërguar në Venecia draftin. Berisha foli edhe për vizitën e kryediplomatit gjerman Steinmeier, i cili ndodhej në Tiranë për disa orë.

“Është një mendje gjermane me zemër mesdhetare, por duhet të jesh si Edi Rama që të mos i thoshe atij ja edhe ne do të firmosim reformën. Ai reformën kishte çështje kryesore dhe për këtë u shpreh shumë qartë. Basha ja tha që ne e firmosëm reformën”, deklaroi Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi paraardhësin e tij në këtë post se po depoziton gënjeshtra kundër opozitës në kancelaritë europiane. “Por Europa është transparente dhe gënjeshtrat të dalin dhe të kthehen mbrapsht në bumerang”, tha ai.

Reagimi Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur deklaratave të demokratit Sali Berisha, i cili i kërkoi Ramës të mos e bllokojë procesin e reformës në drejtësi duke përcaktuar vija të kuqe, tha se vija e kuqe për të cilin ai foli një ditë më parë, nuk është e vendosur nga mazhoranca apo vetë kryeministri, por është qëndrimi i vetë SHBA-ve dhe BE.

Kryeministri theksoi se vetingu është përcaktuar si zemra e këtij procesi për reformën në drejtësi. “Nëse këtë pozicion për Vetingun do ta mbaja vetëm unë, nëse vija e kuqe për të cilën kam folur do të ishte vija e penelit tim, po ky është pozicioni i SHBA-së, BE-së, këtyre partnerëve në një proces ky përveç se do i shërbeje familjeve shqiptarëve, do t’i shërbejë afrimit me BE-në.

Falë presionit të madh të publikut, pozicionimit të qartë e të hapur të SHBA e BE u tërhoqën nga thuajse gjithçka, por nuk u tërhoqën ende nga kryesorja, që është mosfutja e duarve të partive në vetingun”, tha Rama.

The post Berisha kërcënon me destabilitet appeared first on Lajminet.

Comments
To Top