24,04,2024

Banda e 20-vjeçarëve në Durrës, kapen grabitësit me armë (Foto)

Must Read

Policia bën të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit: Juxhin Kapllani, 28 vjeç; Jurgen Kulmi, 21 vjeç; Selvis Agasi, 20 vjeç dhe Armand Tata, 20 vjeç.

Në sajë të këtij operacioni është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 6 vjedhjeve dhe parandalimi e një tjetre.

Sipas policisë, personat e arrestuar arrestohen dyshohen si autorë të grabitjes me dhunë një kazino në 25 shtator të vitit të kaluar; i kanë marrë me dhunë xhiron ditore punonjësit të një karburanti më 25 shtator 2015; kanë grabitur një pikë bastesh më 21 janar 2016 në lagjen numër 17/1 në Durrës; kanë grabitur një karburant në lagjen Nr.16 të Durrësit më 8 shkurt 2016. I kanë vjedhur automjetin “Renault Clio” shtetasit J.B më 12 prill, të parkuar pranë banesës; më datë 04.05.2016, në lagjen Nr.14, kanë vjedhur më dhunë dhe nën kërcënimin e armës filialin e një pike transferimi parash.

Gjithashtu,  efektivat e policisë kanë bërë të mundur edhe parandalimin e një vjedhje tjetër të planifikuar nga shtetasit e mësipërm, konkretisht të një filial transfertash parash në afërsi të kryqëzimit të Stadiumit.

Në cilësinë e provave materiale policika i ka sekuestruar personave të mësipërm: 1 armë zjarri; 2 thika; 2 motora; 1  automjet tip Renault Clio me targa DR 1793 E; 4 telefona celularë; doreza, kapuçë dhe kokore motori.

Të arrestuarit janë persona me preçedentë penale të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës dhe armëmbajtje pa leje. /TCh

1464462433_durres1 1464462476_durres4

The post Banda e 20-vjeçarëve në Durrës, kapen grabitësit me armë (Foto) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img