26,04,2024

Ballkani, nga vend transit, tash destinacion për refugjatët nga Lindja e Mesme

Must Read
Refugjatët e Lindjes së Mesme në Ballkan

Komisioneri i Këshillit të Europës për të drejtat e njeriut, Niels Muiznieks, ka marrë në analizë situatën e refugjatëve duke identifikuar problemet kryesore me të cilat ndeshen këta njerëz sot në shoqëritë europiane nisur nga mungesa e kurseve të gjuhës, sistemi arsimor jo i përshtatur për fëmijët e refugjatëve, procedurat tejet të komplikuara të bashkimit familjar, procedurat e stërzgjatura të përfitimit të nënshtetësisë si dhe niveli i ulët i punësimit për të ardhurit.

Muiznienks tha për “BIRN” se problemi më i madh i vendeve ballkanike tani është fakti që emigrantët duan të qëndrojnë.

Shtetet e Ballkanit e kanë parë tradicionalisht veten si vende tranziti, por tani po kthehen gradualisht në vende destinacioni. Që gjërat të funksionojnë, politikave të integrimit dhe sidomos arsimi gjithëpërfshirës, qeveritë e rajonit do të duhet t’iu japin përparësi, thekson komisioneri.

Muiznieks shpjegon se procesi i integrimit të refugjatëve është i destinuar të rrethohet nga vështirësi, sidomos për ato shtete që nuk janë gjendur më parë në pozita të tilla.

Në Ballkanin Perëndimor, kemi një kombinim faktorësh të tjerë, kujton ai duke sjellë si shembull marrëdhëniet e brishta etnike, të cilat mund të vuajnë akoma më shumë nga rritja e ksenofobisë apo ndjenjat kundër emigrantëve. Por, zyrtari i lartë i mëshon idesë së politikave të shëndosha, integrimi është i arritshëm edhe në shtetet me burime të kufizuara, siç është rasti i Portugalisë./Top Channel

The post Ballkani, nga vend transit, tash destinacion për refugjatët nga Lindja e Mesme appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img