Uncategorized

Babi i Almirit tregon se çfarë ndodhi para se vrasësi t’i shtypte me makinë


Publikuar më:


Almir Aliu, vogëlushi që u vra në Kumanovë

 

Aliu ka treguar se qëllimi i vrasësit ka qenë që të mbysë të gjithë familjen Aliu, duke përfshirë gruan e tij dhe vet atë.

“Ai është nervozuar pse i kemi dhënë përparësi një gruaje që ka qenë në gjendje më të rëndë, ajo ka qenë me mbulesë në spitalin e qytetit. Ai ka filluar të na fyej. Ka thirrur njerëz tjerë të afërm të tij dhe kur kemi dalë jashtë jemi përballur me ta”, ka thënë Aliu, derisa ka përshkruar ngjarjen tragjike.

“Kur kemi dalë ata na kanë goditur nga mbrapa me makinë. Për fat të mirë kemi shpëtuar unë dhe bashkëshortja, sepse qëllimi i tij ka qenë të na vras të treve”.

Aliu ka kërkuar nga organet kompetente që t’i shqiptojnë dënimin e merituar kriminelit që qëllimshëm shtypi për vdekje Almirin katërvjeçar.

Babai i të vrarit ka treguar se nuk e kishte njohur më parë Bojan Iliqin, që i mbyti fëmijën.

“As nuk e kam njohur dorasin as nuk më ka njohur as nuk kam pasur ndonjë telashe me Bojan Illiqin”.

.

Comments
To Top