Show Biz

Avokatja e Johny Depp: Akuzat nuk qëndrojnë, Amber pas parave


Publikuar më:


Avokatja e Johnny Depp ka reaguar  ndaj akuzave të Amber Heard që ka qenë e rrahur nga ai në shtëpinë e tyre në L.A, shkruan Radar Online, transmeton Klan Kosova.

Sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës, avokatja e Depp ka thënë që bashkëshortja e tij ka bërë këto akuza në mënyrë që të marrë shuma të mëdha parash nga divorci.

“Amber po tenton që të siguroj një vendim të parakohshëm financiar përmes këtyre akuzave“ ka thënë avokatja e Johnny Depp, Laura Wasser.

Për më tepër ajo ka shpjeguar që kërkesa emergjente e Heard, në disa çështje nuk përbën urgjencë, siç është kërkesa e pagesës për mbështetje bashkëshortore prej 125,000 dollarë.

Comments
To Top