29,03,2024

Atentati në Shqipëri, 39-vjeçari u plagos në derën e shtëpisë (Foto)

Must Read
Policia shqiptare

Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se, shtetasi Armando Sulejmani, 39 vjeç është qëlluar me armë me silenciator në hyrje të shtëpisë së tij. Mësohet se kanë qenë dy persona me armë dhe me maska që e kanë pritur Sulejmanin në hyrje të pallatit ku ai banonte në lagjen “Pavarësia”.

Në momentin që i riu po dilte nga banesa për të dalë, ata kanë qëlluar mbi 39-vjeçarin duke e plagosur, jo duke e vrarë. Në këtë moment, ai është munduar të fshihet në pallat dhe është ngjitur në katin e tretë të tij. Dyshohet se edhe i plagosuri ka qenë i armatosur dhe ka qëlluar mbi atentatorët të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:49, në Spotalin Rajonal të Vlorës ka shkuar një person i cili dyshohet se ështe plagosur me armë zjarri.

Gjatë veprimeve paraprake ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” Vlorë, në hyrje të pallatit ku jeton, dyshohet se është plagosur me armë zjarri shtetasi: A. S. 39 vjeç, banues në Vlorë.

Policia ka shoqëruar disa persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /shekulli

atentati

The post Atentati në Shqipëri, 39-vjeçari u plagos në derën e shtëpisë (Foto) appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img