Uncategorized

Arrestohet shqiptari trafikant në Itali, fshihte drogën në frigorifer


Publikuar më:


Shqiptari i arrestuar është Elton Rrapo, 34 vjeç, ndërsa italiani është Nicola Sotana, 42 vjeç. Lëta persona u kapën në Venecia me 20 kg kanabis dhe gjysmë kilogram heroinë, të fshehura në një frigorifer.

Operacioni nisi me shqiptarin, i cili u vu nën mbikëqyrje nga Policia. Rrapo luante rolin e korrierit në këtë trafik të paligjshëm.

Ka qenë një aksident rrugor në të cilin është përfshirë së fundmi Elton Rrapi, që ka ndihmuar policinë italiane të zbulojë bashkëpunëtorin e shqiptarit.

Ai është italiani 42­vjeçar, Nicola Sotana, i panjohur më parë nga forcat e rendit dhe me profesionin agrar.

Në banesën e tij është gjetur e fshehur lënda narkotike si dhe armët. Ndaj dy personave është lëshuar urdhri i arrestit me burg e janë shoqëruar në burgun e Venecias. Lënda narkotike e sekuestruar do të vlente në treg rreth 100 mijë euro.

 

The post Arrestohet shqiptari trafikant në Itali, fshihte drogën në frigorifer appeared first on Lajminet.

Comments
To Top