29,03,2024

Arrestimi i Rroshit, prokuroria: Shkresat e Interpolit nxorën falsifikimin

Must Read
Elvis Rroshi

Në përgjigjen e 8 qershorit, Zvicra njofton Shqipërinë se ky shtetas njihet me emrat Ervin Rroshi, Elvis Rroshi, Baskim Hallulli , Enver Rroshi, Enver Proshi.

Zvicra shton se në prill 1993, Rroshi ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil. Në datën 14 maj ai është ndaluar nga policia e Zyrihut për një rast të dyshuar droge.

Prokuroria thotë se sipas homologëve duke qenë se ky rast ka 20  vjet dhe nuk është bërë e  mundur të sigurohen më tepër detaje, por duke marrë parasysh faktin se ai është dëbuar 4 muaj më vonë, ndoshta nuk ka qenë një episod trafiku, por konsumi.

Zvicra shton se më datën 14 shtator 1993, Elvis Rroshi është dëbuar për në Shqipëri, ndërkohë që në korrik 1997 ai ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme duke kërkuar sërish azil. Një muaj më pas me urdhër të Gjykatës së Zyrihut, ai është dëbuar.

Por në vitin 2015, DEA amerikane ka informuar autoritetet zvicerane se ata po hetonin një shtetas me emrin Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash dhe për këtë gjë Zvicra po kryen hetime të mëtejshme. Gjithashtu sipas prokurorisë, Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian duke pasqyruar të dhëna të rreme.

The post Arrestimi i Rroshit, prokuroria: Shkresat e Interpolit nxorën falsifikimin appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img