20,04,2024

Angelovski: Amerika dëshiron ta shkatërrojë Maqedoninë

Must Read

Ai ka theksuar s krahas të gjithë këtyre armiqve, OBRM-PDUKM është fuqi e vetme politike e cila mund ti kundërvihet tendencave kundër-maqedonase.

“Amerikanët ndërmorën një iniciativë të re në lidhje me Maqedoninë. Ata panë se grekët do ta bllokojnë përjetësisht Maqedoninë, prandaj strategjia e tyre e re është që Maqedonia të mos ekzistojë. Unë deri në vitin 2011 kam dalë në të gjitha zgjedhjet si kandidat i pavarur. Për herë të parë hyra në koalicion me OBRM-PDUKM sepse kuptova që është e vetmja parti e fuqishme e cila mund tu kundërvihet këtyre tendencave kundër-maqedonase, ndërsa për fat të keq këtë e kuptuan edhe armiqtë e Maqedonisë. Loja është më se e qartë”, ka deklaruar Angelovski.

Ai ka shtuar se në planet amerikane është që ndarja e Maqedonisë të bëhet në mes të Shqipërisë dhe Bullgarisë, e jo në mes Greqisë dhe Serbisë siç ndoshta dëshirojnë elitat serbe dhe greke.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img