04,10,2024

“Ndërtimit të Maqedonisë mbi kurrizin e shqiptarëve, do t’i vijë fundi”

Must Read
Ziadin Sela

I ftuar ne emisionin Rrokum Roll në Rrokum TV ishte kryetari i Strugës, njëherit lideri për Reforma PDSH, Ziadin Sela.

Ai në një lidhje direkte ka nisë bashkëbisedimin për ngjarjen e fundit në Kumanovë, ku u mbyt një fëmijë 4 vjeçar nga një maqedonas.

“Gjithkush që ka ndjenja humane është prekë nga kjo ngjarje” ka thënë Sela.

Ai komentoi protestën e sotme në Kumanovë, tu e cilësua si një kërkesë për drejtësi, e cila sipas tij mungon në Maqedoni.

“Shqiptaret kërkojnë drejtësi dhe dënim maksimal për këtë monstër, i cili bëri vrasje me paramendim”, ka thënë Sela.

“Maqedonasit ushqehen me nacionalizëm të llojit se shqiptaret nuk e kanë vendin në Maqedoni”, theksoi Sela, tu shtua se “ata (maqedonasit) po mundohen me bë spastrim etnik në Maqedoni.

Por, Sela tërheq vërejtjen se spastrimi nuk po bëhet veç mbi baza etnike, por edhe ekonomike.

“Nga viti 2008, janë hapë 40 mijë vende pune dhe asnjë shqiptar nuk është punësua”, shton Sela.

Ai ka akuza për partinë e Ali Ahmetit, tu thënë se “nuk duhet me ndërtua karriera politike në kurrizin e fëmijëve tanë”.

Sela ka folë edhe për rolin e shqiptarëve në shtetndërtimin e Maqedonisë.

“Maqedonia përbëhet nga shqiptarët dhe maqedonasit, nuk është shtet veç i tyre. Por, fatkeqësisht shqiptarët momentalisht janë të shfrytëzuar nga maqedonasit”, ka thënë Sela.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=PwFrDDWB_3k?feature=oembed&w=640&h=360]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zgjedhen prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Sot, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.09.2024, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF),...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img