25,04,2024

Andrea Memollari e donte shpejtësinë, por sot mbyti një nënë (Video)

Must Read
Andrea Memollari

Kjo, pasi tentoi t’i jepte 500 lekë të rinj policit rrugor që e ndaloi për shpejtësi tej normave të lejuara. Gazetarja Anila Hoxha i ka marrë një intervistë të shkurtër Andreas pas vendimit të gjykatës, në atë kohë 19-vjeçar. I riu ishte dënuar të shërbente në Muzeun Historik Kombëtar, si persona që orientonte turistët që vizitonin muzeun.

I pyetur nga gazetarja nëse ka reflektuar ndaj veprimit të kryer, ai tha se nuk do të bënte më një gjest të tillë. Por pendesa e tij lidhej vetëm me ryshfetin ndaj policit: Nuk do t’i jap më lekë policit, shprehet ai. Pasi për shpejtësinë, as nuk ka ndërmend të ndryshojë! “Për të ecur shpejt, do eci se çunat e rinj i kanë një cik këto për të ecur shpejt”, thotë ai në mini-intervistën për Top Channel.

Andrea nuk e kishte problem qe edhe pas dënimit të marrë të pranonte publikisht pasionin e tij të çmendur për shpejtësinë në makinë, por këtë radhë, ky pasion fatkeqësisht i mori jetën një gruaja  37-vjeçare, kampione në qitje, Daniela Priftit, e cila sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar fëmijët.

Ajo kalonte rrugën me dy fëmijët e saj 13 dhe 7 vjeç kur janë përballur me makinën e drejtuar nga 20-vjeçari që ecte me shpejtësi. Ajo largoi fëmijët dhe trupi i saj përfundoi poshtë makinës, duke u shtypur në mënyrë tragjike. Andrea Memollari, nuk ndaloi në vendin e ngjarjes por u largua duke u arrestuar rreth 4 orë pas aksidentit.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=MopnO6MIq_c?feature=oembed&w=640&h=480]

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img