29,04,2024

Daçiq përplaset me ministrin turk: Kur flisni për Srebrenicën, kujtoni krimet pesë shekullore

Must Read
Ivica Daçiq

Ai ka vlerësuar se është vetëm çështje kohe kur të gjithë ta kuptojnë se Beogradi zyrtar është i gatshëm për qetësi, paqe dhe ndërtim të një të ardhme të përbashkët, por siç ka thënë, asnjëherë nuk do të lejohet përulja e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Në një deklaratë me shkrim për mediat, Daçiq tha se në vend që të sulmojnë Serbinë, ata duhet të kujtojnë se Parlamenti i Serbisë, në vitin 2010 miratoi një deklaratë që dënon krimet në Srebrenicë.

Ai ka porositur ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushoglu i cili kishte deklaruar se “përderisa Bosnja qanë, Turqia nuk mund të fle e qetë”, se të kujtojnë krimet që i kanë bërë në Ballkan gjatë 5 shekuj pushtim./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img