26,04,2024

Aliu: Mbështetja e promovimi i talentëve pjesë e platformës qeverisëse

Must Read

Ferizaj.08.02.2018. Pasditen e sotme, kryetari Aliu ka pritur sportistët kulminant Granit Zagraxha dhe Gëzim Kadriu.

Në këtë takim, sportistët Zagraxha dhe Kadriu uruan kryetarin Aliu për mandatin qeverisës dhe përgëzuan këtë të fundit për gjithë angazhimin institucional për mbështetjen e sportit ferizajas.

Në anën tjetër, kryetari Aliu u shpreh se Ferizaj ka për nder të ketë kampion e sportistë të tillë, pjesë të qytetarisë ferizajase dhe se mbështetja për talentët e sportit dhe këta dy sportistë kulminant nuk do të mungoj.

Granit Zagraxha ka zënë vendin e parë në sportin e peshëngritjes në disa kampionate siç është Kampionati i Kosovës në vitin 2015 dhe 2016 si dhe Kampionati i Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë, vitet 2015-2016 si dhe “Sportist i dalluar” ndër vite.

Ndërkaq, Gëzim Kadriu ka zënë vendin e pestë në Garat Evropiane të Bodybuilding-ut dhe Fitnes-it të mbajtura në vitin 2014, vendin e dytë në Kampionatin e Kosovës 2016 , përfaqësues i Kosovës në Spanjë si dhe i shpallur “Sportist i dalluar” në vitin 2016.

Aliu,me këtë rast ka thënë se pjesë të platformës së tij qeverisëse ka edhe mbështetjen e promovimin e talentëve në lëmi të ndryshme në këtë rast edhe në lëmin e sportit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img