16,04,2024

Alarm fals për grabitje në Shkodër

Must Read
Policia në Shkodër

 

Pas marrjes së këtij informacioni, forca të shumta të policisë dhe FNSh-së kanë rrethuar zonën dhe kanë hyrë brenda banesës, duke thyer bravën e derës.

Në njoftimin zyrtar të policisë bëhet e ditur se nuk ka pasur të shtëna me armë gjatë hyrjes për në banesë dhe në momentin që policia ka hyrë brenda nuk është gjetur asnjë njeri, as familjarë apo të dyshuar si grabitës. Për momentin, sipas policisë, nuk është konstatuar asgjë e vjedhur apo e dëmtuar brenda banesës.

Afër vendit të ngjarjes policia ka shoqëruar një person që dyshohet të ketë informacion në lidhje me lëvizjet që mund të jenë bërë në pallat.

Në lidhje me ngjarjen policia ka ngritur dyshime paraprake së kemi të bëjmë me një informacion fals, por ndërkohë është duke u hetuar dhe pista e lëvizjeve të personave të maskuar rreth zonës per qëllime vjedhjeje/ TopChannel

The post Alarm fals për grabitje në Shkodër appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img