28,03,2024

A po paralajmëron Berisha një video–skandal seksual të Saimir Tahirit?

Must Read
Saimir Tahiri

Ai këto paralajmërime i bëri gjatë një seance në Kuvendin e Shqipërisë, duke thënë se video e radhës do të jetë shumë më madhore.

“Vijmë tek Xhelili. Zoti Manja më duhet të them se e kuptova që je ndjerë keq, po mos u ndje keq se absolutisht pesë herë më keq se Xhelili janë këta që janë mbrapa. Prit Bashkim (Fino) se do dali… Ju garantoj unë, s’po komentoj fare rastin, por prisni skandalin tjetër shumë herë më madhor, jo në periferi, por në zyrat më qendrore në Tiranë”, u shpreh Berisha.

Ish–kryeministri nuk bëri komente të tjera dhe u ul nga foltorja e parlamentit, duke lënë pas hijen e misterit mbi atë se kush nga zyrtarët do të preket nga skandali për të cilin foli ai.

Por sot, një ditë më pas, Berisha shkruajti në Facebook se një mjet përgjues është gjetur në zyrën e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Jo vetëm kaq, Berisha e lidhi përgjimin edhe me histori intime.

“Ne zyren e Saje qorrit gjendet nje çimke! Te dashur miq, parmbreme, ne zyren e Saje qorrit, konkretisht ne anen e pasme te grireses se letrave gjendet nje goxha çimke! Kjo e ka tmerruar Saje qorrin, i cili ka dyshim kryesor:1- zevendesministrin e LSI dhe 2-njerin nga asistentet e tij. Por njerezit afer tij flasin edhe per dy burime te tjera me te mundshme, njeri i huaj kurse burimi tjeter eshte intim”, shkruan Berisha.

Ish-kreu i demokratëve, nuk jep të dhëna nëse çimka e gjetur, sipas tij, në zyrën e Tahirit, ka bërë përgjime audio apo video. Por ky postim duket si pjesë e paralajmërimit të tij të bërë një ditë më parë se së shpejti do të publikohet një tjetër video –skandal me përmbajtje seksuale në zyrat e shtetit. /Lapsi.al

 

The post A po paralajmëron Berisha një video–skandal seksual të Saimir Tahirit? appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img