27,04,2024

Shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit të institucioneve publike me sektorin privat

Must Read

Në Prishtinë është mbajtur takimi i organizatës gjermane GIZ, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Ferizajt e asaj të Gjakovës, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në mes të institucioneve publike dhe sektorit privat.

Nga Komuna e Ferizajt në këtë takim morën pjesë kryetari i Komunës Muharrem Svarqa dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, Naim Ferati.

13260214_1173925365975618_2685343103043708725_n

Duke folur rreth përvojave të Komunës së Ferizajt lidhur me bashkëpunimin e institucioneve publike dhe bizneseve private, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, vuri në dukje ndërtimet me koncesion të Komunës me ndërmarrës privatë, që kanë rezultuar me sigurimin e dhjetëra banesave për të pastrehët ferizajas dhe familjarëve të dëshmorëve, si dhe dhënien në shfrytëzim të ngastrave në disa pjesë të komunës së Ferizajt për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese nga investitorë të ndryshëm, formimin e zonave industriale etj.

Si pjesë e diskutimeve u paraqit programi: “DeveloPPP.de-Programme”, i cili i u ofron kompanive të investojnë në vendet në zhvillim dhe tregjet e reja me mbështetje financiare dhe profesionale. Z. Axel Binder, përfaqësues nga selia GIZ në Gjermani dha një pasqyrë të detajuar për sfondin e programit “DeveloPPP.de-Programme”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img