29,03,2024

92 kg hashash kapet në Kapshitcë

Must Read

Uniformat blu bëjnë me dije se Gjatë kontrollit me qen antidrogë, evidentohen dhe sekuestrohen në serbatorin e një kamioni, 92 KG lëndë narkotike e dyshuar  “Cannabis Sattiva”, arrestohen në flagrancë dy shtetas. Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim me Doganën që mbikqyr Skanerin  dhe Specialistët e  Seksionit kundër Narkotikëve të DVP- Korçë, u godit një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ku u bë e mundur  kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve Artur Yzeiri, 51 vjeç, banues në fshatin Ravonik dhe Astrit Haxhi, 55 vjeç,  banues në Korçë.

screenshot-18_1468223166-8128476

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë në dalje, ku mjeti  tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar , u krijuan  dyshime  se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur  lëndë  e dyshuar narkotike. Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht  tek pjesa e serbatorit u  evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis Sattiva”, të cilat  u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale.

Policia sqaron se shtetasi  Artur Yzeiri ka qenë drejtues i mjetit, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer. Materialet  për hetime të mëtejshme, i  kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Krimeve  të Rënda në Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni  283/a/2  i Kodit Penal.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img