18,04,2024

55 vjeçari në Tiranë u vra për tavanin që i pikonte

Must Read

Shkak ishte bërë tavani që i pikonte dhe që 55 vjeçari refuzoi ta riparonte. Përveç kësaj zhurma në lokal gjatë orëve të natës ishin bërë shkak për grindje mes tij dhe pronarëve të lokalit.

Një ditë më parë ai ishte duke kaluar përballë lokalit kur ka nisur të grindet përsëri me dy persona, Alban Hykën dhe kunatin e këtij të fundit, Vladimir Ismailin. Sherri mes tyre ka nisur për shkak se nga tualeti i apartamentit të viktimës rridhte ujë në tavanin e lokalit që ishte në katin e parë.

Fillimisht ka pasur një debat me tone të larta e më pas janë përleshur fizikisht. 55 vjeçari kishte një tullë në dorë kur u qëllua për vdekje nga Alban Hyka i cili kishte marrë thikën për ta kërcënuar. Pas dy goditjeve Luan Koprencka është plagosur dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital.

Thika i preku zemrën dhe goditja ishte fatale për Koprenckën.

 

 

The post 55 vjeçari në Tiranë u vra për tavanin që i pikonte appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img