29,03,2024

Ish punëtorët e Fabrikës së Tubave  zhvendosin Kuvendin e Ferizajt

Must Read

Ish punëtorët e Fabrikës së Gypave nuk ka liruar sallën e Kuvendit në Ferizaj që të mundësojnë mbajtjen e mbledhjes së rregullt të Asamblesë Komunale në Ferizaj,

Kryetri i sindikatës së ish punëtorëve të Fabrikës së Tubave ka thënë se  deri sa  nuk  realizohen kërkesat e këtyre punëtorëve ata nuk do të lëvizin nga kjo sallë

“Ndihemi të lodhur.të nënvlerësuar dhe ka tre jave që askush nuk ka shpreh gatishmërin të takohet me ne.Prandaj do të qëndrojm edhe më tutje për të tërhequr vëmndjen e institucioneve. Kjo është protesta jonë dhe nuk dalim nga këtu pa u plotesuar kërkesat tona, e njra prej të cilave është që të takohemi me kryeministrin dhe keyetarin e Parlamentit të Kosovës.” tha Ali Azemi

Në anën tjetër kryesuesi i Asamblesë Komunale Faruk Guri ka thënë se  mbledhja  është e domosdoshme që të mbahet prandaj kanë zgjedhur një sallë alternative.

“Ne kemi biseduar me ta por nuk kanë pranuar ta lirojnë sallën dhe  për të kryer këtë seancë kemi gjetur  nje sallë alternative.Nuk është në kompetenca tona që të realizojmë kërkesat e tyre të cilat janë të arsyeshme.Ne jemi të zgjedhurit e popullit dhe është dasht të mbajmë aty sencën dhe të mos pengohemi.Seanca ishte e domosdoshme që të mbahet prandaj kemi zgjedhur këtëe  sallë alternative” tha Faruk Guri./FerizajPress

Kuvendi 1 Kuvendi

Salla 1 Salla 2 Salla 3 Salla 4

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img