24,04,2024

12 vjet burg bosit shqiptar të drogës në Zvicër

Must Read

Më herë, policia zvicerane raportoi se 38-vjeçari brenda një viti ka trafikuar rreth 22 kilogramë lëndë narkotike në periferinë e Lucerna, Zyrih, San Gallo e Kriens.

Ndërkohë mediat vendase shkruajnë se hetimet për arrestimin e tij kanë nisur në shkurt të vitit 2012 e në janar të 2013-s. Trafikanti shqiptar është arrestuar në qytetin e Padovës në Itali, e më pas është ekstraduar drejt Zvicrës.

Procesi gjyqësor ka zgjatur 3 vjet e gjysmë dhe pas kësaj kohe gjykata e Zvicrës e ka dënuar me 12 vjet burg bosin shqiptar të drogës, duke e konsideruar si një rast të rëndë të kontrabandës së lëndëve narkotike.

Në të njëjtën kohë, 38-vjeçari rezulton i dënuar më parë edhe për “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik të qenieve njerëzore” dhe “Qëndrimi i parregullt në Europë”.

Po ashtu, gjykata zvicerane informon se hetimet kanë çuar dhe në arrestimin e disa shtetasve të tjerë shqiptarë, të konsideruar anëtarë të bandës së trafikantëve. Ndaj këtyre personave pritet të zhvillohet së shpejti procesi gjyqësor./shekulli/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img