27,04,2024

Svarqa: Alma Loki  “ambasadorja” më e re e Kosovës

Must Read

Kryetari i Ferizajt  ka pritur Alma Lokin, kampione e botës në displinën “luftra” në kategorinë deri në 12 vjet.

U shpall kampione e botës në karate, në turneun që u mbajtë në Umag të Kroacisë në displinën “luftra” në kategorinë deri në 12 vjet.  I solli Kosovës edhe një medalje të artë nga arena ndërkombëtarë.  Bëri që sërish flamuri i Kosovës të ngritet i pari.   Por kur u kthye në Kosovë askush nuk gjeti kohë  të dal e ti urojë një mirëseardhje dhe ta falënderoi për suksesin dhe medaljen që i solli Kosovës.

Por Ferizaj nuk e anashkaloi. Alma Lokin sot e ka pritur dhe falënderuar kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa dhe drejtori i DKR-së Naim  Ferati.

qeqeqeqeqe

Me këtë rast kryetari Svarqa, ka inkurajuar Alma Lokin nga klubi i karatesë moderne “Kastrioti” nga Ferizaj, e cila u shpall kampione e botës, në turneun që u mbajt në Umag të Kroacisë nga data 27 qershor deri më 2 korrik.

“Për mua është një nga emocionet më të veçanta që po përjetoje si kryetar komune, për shkak se pata nderin dhe kënaqësinë të pres mysafire kampionen e botës Alama Lokun e cila tanimë është bërë e njohur me numrin e medaljeve që ka fituar nga të gjitha kampionatet ku ka marr pjesë, si garuese cilësore e cila ka një karriere të ndritshme sipas trajnerëve që po punojnë me të. Po shihet që ku do që po marrin pjesë garuesit e Kosovës, po arrin rezultate të mëdha, që po tregon që jemi pjesë integruese e shoqërisë sportive dhe kjo është edhe arsyeja që ne po integrohemi në të gjitha asociacionet ndërkombëtare të sportit duke treguar performancë tepër pozitive. Unë e përgëzojë Almën dhe të gjithë trajnerët që kanë punuar në ngritjen e këtyre kapaciteteve dhe përkundër asaj që komuna nuk ka pasur mundësi që ti përkrahë sa kanë qenë nevojat e tyre, ne kemi treguar një përkujdesje ndërkaq tani e tutje ne do të bëjmë përpjekje që të rrisim fondet për përkrahjen e sportit dhe jam shumë i sigurt që Alma tashmë i ka hapur dyert në garat e ardhshme dhe do të jetë e përkrahur edhe nga komuna”, ka thënë kryetari Svarqa.

Nga ana tjetër Alma Loku, tha se ndjehet tepër mirë që edhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, gjeti kohë dhe ta pres ata. Ajo foli edhe për përvojën e saj që ka pasur në Umag të Kroacisë si dhe tregoi edhe eksperiencën e saj në këtë kampionat, duke thënë se e kishte shumë të vështirë pasi që me vete nuk e kishe asnjërin trajner.

“Jam ndje shumë mirë sepse atje ka pasur pjesëmarrëse nga e gjitha bota, dhe jam ndje tepër mirë, sepse kam gëzuar prindërit, por edhe trajnerët e mijë. Unë kam mundur tri karateiste tjera , ndërsa gëzimi im më i madh ka qenë kur kam mundur përfaqësuesin e Rusisë”, ka thënë Loki.

Edhe trajneri i Almës, Raif Musa, është shprehur tejet i kënaqur me pjesëmarrjen e Almës në këto gara. Ai tha se do të mundohen që të punojnë edhe më shumë në mënyre që Alma cdo here të tregoje rezultate të kënaqeshe.

Alma Loki u shpall kampione në displinën “luftra” në kategorinë deri në 12 vjet, duke e mposhtur në finale kroaten Sonja Rajko me rezultat 5 me 0.

Alma Loki në garat e zhvilluara në këtë vit ka fituar gjithsej 17 medalje, prej tyre 16 të arta dhe 1 të argjentë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img