Uncategorized

​Shqipëria dhe Mali i Zi, operacione të përbashkëta anti-kontrabandë


Publikuar më:


marreveshja Shqiperi-Mal i Zi

Fillimisht, Fagu dhe Jokoviq rikonfirmuan vullnetin për të çuar më tej bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët, por fokus kryesor në këtë takim ishte bashkëpunimi në fushën operativo-hetimore.

Në këtë kuadër, u ra dakord që të intensifikohen bashkëpunimi veçanërisht në fushën e inteligjencës dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta të anti-kontrabandës.

Gjithashtu, duke vlerësuar rëndësinë e kontrollit të tregtisë së mallrave të akcizës, të dy drejtuesit e Administratave Doganore u dakorduan që të vijojë bashkëpunimi në këtë fushë.

Në takim u diskutua edhe lidhur me investimet në përmirësimin e infrastrukturës në Pikat Kalimit Kufitar të Bozhajand – Hani i Hotit dhe Sukobin –Murriqan.

Zonja Fagu e siguroi homologun malazez se nga pala shqiptare do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që Pika e Kalimit Kuf itar Hani i Hotit të jetë funksionale 24 orë, në 7 ditë të javës, me qëllim lëvizjen më të shpejtë të mallrave.

Në funksion të intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy administratave u ra dakord të zhvillohen në mënyrë periodike takime e vizita të ndërsjella, të të gjitha niveleve.

The post ​Shqipëria dhe Mali i Zi, operacione të përbashkëta anti-kontrabandë appeared first on Lajminet.

Comments
To Top