12,02,2026

Breshëri plumbash në lokalin që shfrytëzohej nga PS

Must Read

Plot 15 plumba blindëshpues janë zbrazur në drejtim të lokalit nga persona ende të paidentifikuar.

Burime nga policia, por edhe pronari i lokalit, Rrapo Osmëni, i cili njëkohësisht është dhe koordinator i PS-së në Sukth, bënë me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes, shkruan lapsi al.

Pas sinjalizimit për ngjarjen nga ana e 45-vjeçarit Osmëni, janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 6 persona (banorë të zonës). Sipas burimeve të mësipërme, pas sulmit, autorët kanë mbledhur gëzhojat. Ndërkohë, në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Rrapo Osmëni deklaroi se dyshon që ngjarja mund të ketë lidhje me emërimin e tij (pret të emërohet) si administrator i Sukthit.

The post Breshëri plumbash në lokalin që shfrytëzohej nga PS appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani zgjidhet Artiste e Vitit

Në një ceremoni të mbajtur sonte në Ferizaj, u shpall Artistja e Vitit, titull që këtë herë i takoi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img