26,04,2024

Trupa Artistike Regjionale e Ferizajt fillon përgatitjet për të nderuar dirigjentin dhe kompozitorin ferizajas z.Ramadan Ramadani!

Must Read

Trupa Artistike Regjionale  e Ferizajt në kuadër të aktiviteteve koncertore në nderim të figurave që kane lënë gjurmë dhe kanë pasuruar opusin e muzikës në qytetin tonë, ka filluar përgatitjet dhe planifikimin për të nderuar dirigjentin dhe kompozitorin ferizajas z.Ramadan Ramadani!

Ramadan Ramadani

Një jetë kushtuar artit, një energji e pashtershme edhe sot, varg suksese në karrierën e tij profesionale, përthekon jeta artistike e ferizajasit të dalluar, dirigjentit të shkëlqyeshëm, kompozitorit të 60 këngëve korale për fëmijë dhe 18 këngëve popullore, Ramadan Ramadani.

Rrugëtimi i tij nis që në bankat e shkollës së mesme të muzikës në Prishtinë, për tu formësuar edhe më, në Akademinë e Muzikës në Prishtinë.

Ishte viti 1974 kur për herë të parë filloi punën me korin e qytetit, “Fëmijët e gëzuar”, si dhe me korin e shkollës “Gjon Serreçi” si mësimdhënës njëkohësisht. Më pas diplomimi më 1979 e puna si bashkëpunëtor i jashtëm, këshilltar pedagogjik për lëndën e muzikës pranë Entit Pedagogjik.

 Me korin e shkollës “Gjon Serreçi”, ai arriti të shpallet fitues i trefishtë i vendit të parë në garat e koreve të fëmijëve të Kosovës të mbajtur ne Prishtinë në vitet 1978,’79,’80, gjersa nga viti 1981 nisi punën në RTP si dirigjent i korit të fëmijëve, ku me punën e tij u prezantua në emisione të ndryshme, festivale e ngjarje kulturore të kohës,ku bëri edhe incizimin e këngëve të shumë kompozitorëve shqiptarë e të huaj në produksionin muzikor të RTP-së.

Më 1990 largohet dhunshëm nga puna, por vijon angazhimin në korin e shkollës “Rilindja” – Keçekollë. Po kështu organizoi e ishte pjesëmarrës i shumë ngjarjeve të rëndësishme si koncerti jubilar kushtuar Nënës Terezë i organizuar nga shoqata e kompozitorëve te Kosovës të mbajtur me datën 5 tetor 1990.  Puna në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë në rrethanat e shtëpive-shkolla, ku me korin e saj u prezentua në akademine solemne në 23 vjetorin e themelimit të UP-së, në Teatrin “Dodona”ë 550 vjetorin e Flamurit Kombëtar Shqiptar në Institutin Albanologjik e tjera.

Nuk u ndal deri sa doli në mërgim më 1994, ku vijoi angazhimin përmes organizimit të mësimit të gjuhës shqipe dhe korit të fëmijëve shqiptarë në Hallwagen dhe Buhl të Gjermanisë.

 Me këtë kor u prezantua në manifestimet kulturore të organizuara nga mërgimtarët shqiptarë me rastin e kremtimit të festave kombëtare.

Ky kor që u emërtua “Shkëndija” duke u quajtur befasi nga shtypi gjerman, për sukseset e saja, ku u prezantua edhe në Festën e Qytetit Bühl për disa vite me radhë, si dhe në disa manifestime të ndryshme kulturore gjermane,për çka u nderua nga kryetari i qytetit Bühl.

Po ashtu u prezantua para publikut gjerman edhe me korin e kopshtit të fëmijëve St.Elisabeth. Kontributi i tij vazhdoi edhe në 2008, kur në Baden Baden themeloi korin e shkollës shqipe “Iliria” ku punoi deri më 2016, pa lënë anash edhe udhëheqjen e korit dhe punën në edukimin e hershëm muzikor në këtë qytet si dhe punën e tij të çmueshme në kompozimin e 60 këngëve korale për fëmijë dhe 18 këngëve popullore qytetare, që janë prezantuar në “Akordet e Kosovës” dhe ngjarje tjera, vlera të pasura artistike këto për mbarë gjeografinë shqiptare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img