03,05,2024

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në Fshat të Vjetër

Must Read

Paraditen e sotme, në Fshat të Vjetër, u shënua Dita e Shkollës të këtij fshati si dhe u përurua Salla e Sporteve e sapo përfunduar në këtë fshat.

Në këtë ngjarje, mori pjesë drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani bashkë me zyrtarë nga kjo drejtori si dhe drejtorja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati Shabani.

Drejtori Llabjani në fjalën e tij në këtë ngjarje, të pranishmit i uroi për këtë Ditë të shkollës si dhe për investimin e sapoinauguruar, Sallën e Sporteve në Fshatin e Vjetër.

“Ky aset që i shtohet shkollës, ky investim nga Komuna e Ferizajt, bën që institucioni juaj shkollor, të jetë më i begatë, me më shumë mundësi për nxënësit, duke investuar për shëndetin e të ardhmen e tyre, pasionin për sportin dhe zhvillimin e tij, andaj kjo është një arsye më shumë, një rast për t’u festuar e gëzuar nga ana e të gjithë neve” tha mes tjerash drejtori Llabjani.

Me fjalë të pranishmëve iu drejtua edhe drejtori i shkollës, Gazmend Fazliu gjersa mësimdhënësit e shkollës bashkë me nxënësit kishin përgatitur një program të pasur kulturor-artistik të cilin e prezantuan në këtë ngjarje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img