07,07,2025

Studentët shqiptarë në Shkup i grisin diplomat e kolegjit të Fetah Gulenit, kundërshtarit të Erdoganit

Must Read

Kjo pas grusht shtetit që thonë se tentoi ta bëjë Fetullah Guleni, pronar i linjës së kolegjeve “Jahja Kemal” ndaj pushtetit turk, njofton portali nga Maqedonia Shenja, njofton Insajderi.

Muhamed Tahiri u bëri apel gjithë prindërve që të mos i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë kolegj, që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që e kanë bërë ata.

“Si pasojë e ngjarjeve të mbrëmshme të organizuara nga grupi terrorist i Fetullah Gylenit, në territorin e Republikës së Turqisë, ne sot shprehim shqetësimin tonë të thellë ndaj këtij institucioni arsimor i cili është i dirigjuar po nga ky grupacion.”

“Fjala e fundit që ne duam tua përcjellim qytetarëve tanë është kjo. Ne dje gabuam, ju nesër mos gaboni. Andaj sot revoltën tonë do ta shprehim me grisjen e diplomave tona”, deklaroi Muhamed Tahiri, ish nxënës i kolegjit ” Jahja Kemal”. /Insajderi.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aktakuzë ndaj 2 personave, trafikonin seksualisht vajza në këmbim të 50-400 eurove

Prokuroria Themelore në Ferizaj, departamenti për të mitur, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet E.S. dhe V.H,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img