28,12,2024

Shqiptarët në Maqedoni futen në listën e votuesve të dyshimtë

Must Read
Zgjedhjet në Maqedoni, Arkiv

Kjo gjë i ka habitur banorët e kësaj ane përderisa ata e kanë akuzuar BDI-in për problemet e që i shkaktoi shqiptarëve me 40 mijë votues të dyshimtë ku shumica janë shqiptarë.

Në listën e votuesve të dyshimtë në ëeb faqen e KSHZ-së, është edhe profesori nga Tetova Arsim Sinani i cili ka akuzuar BDI-in për këto probleme.

Sinani në një prononcim për zeri.info ka thënë se ky gjest është hakmarrje ndaj tij pasi që qëndrimi i tij është i kundërt ndaj pushtetit.

“Është një hakmarrje e pushtetit ndaj qëndrimit tim ndaj tyre. Nuk mërzitem se gjenden në mesin e 40 mijë shqiptarëve po më vjen keq që 40 mijë shqiptar do maltretohen për një të drejtë qytetare që e kanë dhe ia humbin zyrtarët e korruptuar dhe komprometuar shqiptar. E flm publikisht Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për veprimet e tyre të rradhës”, ka thënë Sinani

Si rasti i Sinanit ka me dhjetëra në Maqedoni të cilët padrejtësisht po futën në listën e votuesve të dyshimtë.

Qytetarët të cilët gjenden në listën e votuesve të dyshimtë, do të duhet të paraqiten në njësitet rajonale të KSHZ-së dhe në zyrat e Drejtorisë për libra amë deri më 16 gusht për konfirmuar të drejtën e tyre të votës.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img