26,04,2024

Sëmundja e gjëndrës tiroide -Hipotiroidizmi, Dr. Fatbradh Ramadani Internist/Endokirnolog PHD kandidat

Must Read

Në rastet kur tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone, ndodh një çekuilibrim i reaksioneve kimike në trupin tuaj dhe kjo mund të jetë si rrjedhojë e një sërë shkaqesh përfshirë këtu sëmundjet autoimune, trajtim për hipertiroidizëm, trajtim me rrezatim, kirurgji tiroide apo trajtime me medikamente të caktuara që dëmtojnë funksionin e gjëndrës tiroide.
Tiroidja është një gjëndër në formë fluture, e vendosur në pjesën e përparme të qafës, poshtë mollës së Adamit. Hormonet e prodhuara nga gjëndra tiroide – triiodothyronine (T3) dhe thyroxine (T4) – kanë një ndikim të madh në shëndetin tuaj, duke prekur të gjitha aspektet e metabolizmit të organizmit.
-Shkaktarët që çojnë në Hipotiroidizëm (ulje e funksionit te gjëndrës tiroide)mund të përmendim:

  • Sëmundjet Autoimmune: Personat që zhvillojnë një çrregullim të veçantë inflamator të njohur, si tiroiditi i Hashimotos, janë edhe ata që preken më së shumti nga Hipotiroidizmi.
  • Trajtimet që merren për Hipertiroidizëm: Shtimi i prodhimit të hormoneve të tiroides njihet si Hipertiroidizëm. Personat që kanë Hipertiroidizëm shpesh trajtohen me jod radioaktiv ose medikamente të cilat synojnë të reduktojnë ose normalizojnë funksionin e tiroides. Ndodh që trajtimet që përdoren për normalizimin e Hipertiroidizmit të jenë shkaktarët që çojnë në Hipotiroidizëm, madje në disa raste, trajtimi për Hipertiroidizëm mund të rezultojë në Hipotiroidizëm të përhershëm.
  • Kirurgjia e Tiroides: Heqja në rrugë kirurgjikale e një pjese apo e të gjithë gjëndrës së tiroides mund të ndikojë në uljen apo frenimin e prodhimit të hormoneve. Në të tilla raste rekomandohet marrja pandërprerë e hormonit të tiroides, gjithmonë bazuar në rekomandimet e mjekut specialist.
  • Trajtimi me rrezatim: Rrezatimet që përdoren për të trajtuar lloje të ndryshme të kancerëve të kokë-qafës mund të ndikojë në funksionin e gjëndrës tiroide dhe të çojë në hipotiroidizëm.
  • Terapia medikamentoze: Ekziston një numër mjekimesh të cilët ndikojnë në shfaqjen e Hipotiroidizmit. Një ndër këto medikamente është edhe litiumi, i cili përdoret nga mjekët psikiatër për të trajtuar patologji të caktuara të shëndetit mendor. Në të gjitha rastet rekomandohet që të kryhen rregullisht analizat e funksionit të gjëndrës tiroide.
    Në raste të rralla shkak për Hipotiroidizëm mund të jenë edhe:
  • Sëmundjet kongjenitale (të lindura): Disa foshnje lindin me defekt në gjëndrën e tiroides ose pa gjëndër tiroide dhe kjo është edhe arsyeja që në disa shtete është e detyrueshme që të kryhet edhe ekzaminimi i funksionit të tiroides te të porsalindurit.
  • Shtatzënia: Në disa gra ndodh që gjatë ose pas shtatzënisë të zhvillojnë hipotiroidizëm, kjo më së shumti për faktin që ato prodhojnë antitrupa kundër gjëndrës së tiroides. Në rast mostrajtimi në kohë, hipotiroidizmi te gratë shtatzëna rrit përqindjen e rrezikut për abort, lindje premature ose preeklampsi.
  • Mungesa e Jodit
    -FAKTORËT E RREZIKUT
    Megjithëse gjithsecili prej nesh është i rrezikuar mund për t’u prekur nga hipotiroidizmi, ekziston një kategori e caktuar personash që konsiderohen me rrezik më të lartë për t’u prekur si:
  • Vuani nga sëmundje autoimune tjera.
  • Keni histori familjare me sëmundje të tiroides.
  • Keni sëmundje autoimmune të tjera si Artrit Rheumatoid ose lupus, gjendje inflamatore kronike.
  • Jeni trajtuar me Jod radioaktiv ose medikamente anti-tiroide
  • Keni marrë rrezatim në qafë ose pjesën e sipërme të gjoksit.
  • Keni kryer kirurgji të tiroides(tiroidektomi të pjesshme ose të plotë)
  • Keni qenë shtatzënë ose keni lindur fëmijë brenda 6 muajve të fundit

-Shenjat dhe simptomat e hipotiroidzmit.
Ankesat e mëdha janë:

  • Lodhje
  • Letargji
  • Ndjesia e te ftohtit (kane shume ftohte)
  • Lëkure e thate
  • Rritje e peshës
  • Oreks te dobët
  • Çrregullime te memories
  • Konstipacion (kapsllek)
  • Trashje zëri
  • Ajtje (edema ) trupore.
  • Dëmtim i thonjëve.
    Mund te kemi edhe ulje te përkohshme te dëgjimit, dhimbje artikulare, kërcitje te duarve. Tek te moshuarit me shume hasen çrregullimet e memories, çrregullimet e emocioneve, depression, stres, ankth etj. Si shenja ne përgjithësi tiroidja e këtyre te sëmurëve është e zmadhuar me gushe, me dhe pa noduj(fryrje), por kjo sëmundje mund te jete prezent edhe tek personat qe nuk e prekin fare gjëndrën tiroide. Ne ditet tona zakonisht diagnoza vendoset me shpejt për shkak te ndërgjegjësimit tw njerëzve dhe teknikave te avancuara laboratorike.

-Testet e çrregullimeve të funksionit të tiroides.
Testet e gjakut mund të diagnostikojnë shumë patologji të tiroides. Hormoni stimulues i tiroides (TSH) është një hormon që sekretohet nga hipofiza dhe që kontrollon aktivitetin e gjëndrës tiroide. Nëse TSH-ja është e lartë, kjo zakonisht sinjalizon që funksioni i tiroides është i ulët (hipotirozë ). Mjeku gjithashtu mund të kërkojë kryerjen e ekzaminimeve për të përcaktuar nivelet e hormoneve FT3 dhe FT4 që sekreton vetë gjëndra tiroide. Janë pikërisht këto 3 analiza gjaku që vërtetojnë diagnozën, ndersa analiza e Anti TPO dhe AntiTg sugjerojnë për shkakun autoimun të hipotireozës.Ekzaminimet imazherike si eko e gjëndrës tiroide dhe biopsia janë teste të tjera që përdoren për të vlerësuar strukturën dhe funksionin e tiroides dhe ndihmojnë për të përcaktuar diagnozën.

-Trajtimi i hipotiroidizmit.
Mënyra më e mirë për të trajtuar këtë sindromë është që të merrni tabletën levotiroksine çdo ditë. Në këtë mënyrë, tiroksina (hormoni T4), substanca që gjëndra tiroide nuk është në gjendje të prodhojë, zëvendësohet.
Gjatë trajtimit, dozat e hormoneve duhet të rregullohen. Kontrolli është i rëndësishëm për të mbajtur një jetë të qetë. Në shumicën e rasteve, kur filloni trajtimin, përmirësimet janë shumë të dukshme në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Idealja është të merrni tabletën në stomak bosh për të shmangur që ushqimi të ndërhyjë në thithjen e levotiroksinës dhe efekti të jetë më i shpejtë.
Të rriturit kanë nevojë për një dozë midis 50 dhe 150 mikrogramë në ditë. Në fillim të trajtimit përshkruhet një dozë e ulët. Sidomos ata mbi 60 vjeç, ose njerëzit me sëmundje të zemrës. Me kalimin e kohës doza rritet gradualisht.
Testet e gjakut kryhen çdo tre muaj për të mbajtur një kontroll të rreptë të hormoneve në gjak dhe për të qenë në gjendje të zgjedhin dozën e saktë.

-Disa rekomandime për pacientet me probleme me funksionin e ulur të gjwdrws tiroide.
1.Ndryshimit te mënyrës se ushqyerjes. Kjo konsiston ne këto masa: Evitimi i ushqimeve inflamatore, qe mund ta përkeqësojnë problemin autoimun, te tilla si domatja, speci, patellxhani, veza, arrat dhe farat, qumështi, drithërat, soja dhe gluteni.
Konsumi i mishit dhe peshkut cilësor, perimeve me gjethe jeshile te gatuara me vaj kokosi, frutave (kryesisht frutave te pyllit) dhe i lëngut te kockave ne çdo vakt (për mineralet dhe gluteninen qe përmbajnë).Konsumi i te paktën 4 luge vaj kokosi ne dite.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img