Dokumenti vë në dukje se problemet më të rëndësishme mbeten ato të të drejtave të njeriut, po ashtu korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, veçanërisht brenda sistemit të drejtësisë dhe ne sistemin shëndetësor.
Korrupsioni, thotë raporti, është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë, por edhe tek forcat policore apo edhe në institucionet arsimore, përfshirë këtu universitetet publike.
Problem rrënjësor, cilëson raporti, mbeten gjithashtu edhe dhuna në familje, së bashku me diskriminimin ndaj grave. Abuzimi ndaj fëmijëve nuk ngelet mbrapa. Vendi vazhdon të jetë një burim dhe destinacion për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar. Margjinalizimi dhe abuzimi i bashkësive rome dhe egjiptiane ballkanike ishin probleme serioze, sikurse ishte edhe diskriminimi në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Megjitha të, qeveria ka lehtësuar integrimin e muxhahedinëve iranianë në shoqërinë tonë.
Për vitin 2015, raportohen raste se policia ka keqtrajtuar disa nga të dyshuarit gjatë procesit të ndalimit apo marrjes në pyetje. Po ashtu, kushtet në burgje paraqiten si shumë të rënda.
Duke kaluar tek një tjetër çështje, raporti thekson se qeveria ka bërë pak përparim në trajtimin e kërkesave të shumta për kthimin apo kompensimin e pronave të konfiskuara gjatë kohës së komunizmit.
Mosndëshkuemëria përbën problem për vitin 2015, thekson Departamenti Amerikan i Shtetit. “Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë, dhe persona me lidhje te fuqishme biznesi kanë arritur të shmangin ndjekjen penale”. Autoritetet morën disa masa administrative për të përmirësuar llogaridhënien e policisë dhe dënuan disa zyrtarë të nivelit të ulët për abuzime.
Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por raporti thotë se më vonë ishte prokuroria ajo që nuk i hetoi më rastet.
The post Raporti i DASH për Shqipërinë: Korrupsion i lartë në sistemin e drejtësisë appeared first on Lajminet.