Me Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka ndarë 1, 837.428 (Një milion e Tetëqind e tridhjetë e shtatë mijë Euro) për renovimin e stadiumit të qytetit të Ferizajt “Ismet Shabani”
Propozim për ridestinimin e atyre mjeteve për ndërtimin e stadiumeve tjera me bari sintetik dhe natyral në hapësira tjera.
Pjesa prej 1 Milion Euro mund të ndahen për fillimin e ndërtimit të stadiumit me bari natyral dhe vit pas viti me buxhetin komunal dhe atë shtetëror mund të rregullohet stadiumi me kritere ndërkombëtare siç kërkohet nga organizatat ndërkombëtare të futbollit UEFA dhe FIFA duke ndarë në faza të caktuara të ndërtimit, varësisht prej buxhetit.
Pjesa prej 837.428 mund të ndërtohen edhe 3 ose 4 stadiume tjera me bari sintetik në të cilën mund të zhvillojnë aktivitete edhe të rinjë të tjerë, shkolla të futbollit, veteran të futbollit dhe qytetar tjerë.
Me iniciativën tuaj Kryetar, dhe sidomos të deputetëve nga Ferizaj, tani kur po fillojnë përgatitjet për bërjen e propozimeve për buxhetin e ri 2020 dhe parashikimin për vitin 2021 dhe 2022, të bëhet edhe propozimi për ndryshimin, ridestinimit të mjeteve për stadiume tjera me qëllim krijimin e kushteve për rininë tonë dhe për qytetarët e gjitha grupmoshave dhe gjinive.
Stadiumi aktual ku mendohet të bëhet investimi nuk plotëson as kriteret elementare për zhvillim të aktiviteteve dhe atë për shumë arsye.
- Hapësira e vogël për tribuna, sepse aty afër gjenden shtëpi banimi të shumta dhe problemi qëndron në rregullimin e tribunave.
- Pjesa e hapësirës për parking është element kryesor
- për zhvillim të garave sportive dhe ajo hapësirë është shumë e vogël për shikues.
- Rregullimi i fushave ndihmëse, sepse nuk ekziston hapësirë tjetër, përveç stadiumit.
- Pjesa e rregullimit të banimit për sportistë dhe çështje të tjera.
Stadiumi i qytetit sot gjendet ne gjendje të mjerueshme dhe pa parking. Janë disa foto të pasqyruara këtu.
Më poshtë përmes fotove është pasqyruar gjendja e stadiumit Ismet Shabani, i cili është në gjendje të mjerueshme.
Zhvillimi i teknologjisë dhe mungesa e aktiviteteve jashtë shkollore, si dhe mungesa e infrastrukturës sportive, janë arsyet kryesore pse të rinjtë Kosovarë janë shumë pak të përfshirë në aktivitete sportive. Kjo mungesë e aktiviteteve fizike, ndikon drejtë për drejtë në zhvillimin psikik dhe fizik të fëmijëve, ndaj duhet ndërmarrë hapa konkret për përkrahje më të madhe të sportit nga qeveria dhe komunat, e sidomos për vendet rurale. Sporti ndikon në shëndet më të mirë, në parandalimin dhe ndaljen e shumë sëmundjeve, sporti ndikon edhe në socializimin dhe risocializimin e fëmijëve ( sidomos fëmijëve nga komunitet pakicë, fëmijëve jo shumë të shoqërueshëm, zhvillimin e rinisë dhe qytetarëve në përgjithësi, sporti ndikon në zhvillimin e respektit ndaj njëri tjetrit, në zhvillimin e punëve grupore për të arritur rezultatet, e që në të ardhmen do të ketë ndikim në zhvillimin e personalitetit të personit, në zhvillimin e karrierës, varësisht prej faktit se a merret personi me sport apo jo, sporti ka ndikim në zhvillimin e shprehive si respektimi i orarit, respektimi i autoritetit, respektimi i kundërshtarit dhe respektimi i disiplinës dhe beinfite tjera.
Marrja me sport nënkupton më pak spitale sepse mundësia për kapjen e disa sëmundjeve ose zhvillimin tyre është më e vogël.
Marrja me sport do të thotë më pak burgje sepse të rinjët nuk do të kenë kohë dhe mundësi të merren me aktivitete dhe dukuri të këqija.
Prandaj si një sportist dhe dashamirë i sportit i drejtohem këtyre mekanizmave shtetëror si Kryetarit të Komunës dhe deputetëve nga Ferizaj që të ndikojnë në marrjen e vendimeve nga niveli qendror dhe lokal për rregullimin e infrastrukturës dhe subvencionim e rinise dhe sportit.
Mos i ftoni dhe konsulltoni sportistat në marrjen e vendimeve dhe meritat ndani për vete por së paku investoni.
Jemi dëshmitar se sot kemi suksese të jashtëzakonshme në shumë sporte- Fitues të medaljes Olimpike Botërore dhe Evropiane si Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova etj. Suksese tjera në boks, karate dhe sidomos ekspansioni i futbollit.
Kemi dëshmi se edhe pse një vend i varfër, me probleme të mëdha, i dalur nga një luftë dhe okupim shekullor ka fëmijë dhe rini, e cila mund të arrijë rezultate të jashtëzakonshme.
Atyre ju duhet përkrahja nga shteti dhe komuna.
Ligji për Sport, Ligji për Sponsorizime në fushën e sportit, kulturës dhe rinisë ka dhënë mundësitë, por problemi qëndron te ngritja e besueshmërisë së investimit në sport sepse sikur janë të trembur bizneset, sidomos nga fakti se kanë investuar që dy dekada dhe asgjë nuk kanë fituar në këmbim të investimit.
Përkundër shumë efekteve pozitive që ka sporti të rinjtë merren pak me të edhe pse vullneti ekziston, por padyshim se mungesa e hapësirave sportive për gjitha sportet po ka ndikim jo të mirë në marrjen ose mosmarrjen me sport.
Pjesëmarrja e të rinjëve dhe qytetarëve me sport në Kosovë, mendohet se është e vogël (Edhe pse nuk ka statistika zyrtare), dhe sidomos pjesa e gjinisë femërore. Vullneti dhe dëshira ekziston por mungesa e hapësirave ndikon në masë të madhe në mosmarrje me sport.
Nismat e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit duhet përkrahur të tilla si rregullimi i fushave sportive në tërë territorin e Kosovës, ndjekja dhe masovizimi i sportit me krijimin e ligave shkollore janë mëse të qëlluara, por këtë udhë duhet ndjekur edhe komunat, në rastin konkret edhe Komuna e Ferizajt. Kryetari i Komunës, Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtoria e Arsimit, Sektori i Sportit duhet të zhvillojnë politika, duke ndarë subvencione për masovizimin dhe ngritjen e vetëdijes tek prindërit për rëndësinë e marrjes me sport të fëmijëve edhe sidomos njoftimet në shkolla për gjithë se sa është i rëndësishëm fakti i marrjes me sport dhe dobitë që mund të ketë.
Shkollat private të futbollit, basketbollit, volejbollit, hendbollit, sporteve individuale si karate, pingpong si dhe gjitha sportet tjera duhet përkrahur në masë më të madhe me mjete buxhetore dhe me infrastrukturë.
Sot këto shkolla sportive kryejnë disa funksione si:
• Largimi i rinisë dhe fëmijëve nga dukuritë e këqija;
• Punësimi i personave në ato shkolla dhe klube, e që është ndihmesë e madhe sepse sa do pak largohet barra e punësimit nga Komuna dhe faktor tjerë.
Autori:
Liridon Jetishi.
Ma. Integrime Evropiane dhe Administratë Publike, dhe
Ma. i Shkencave Penale-Juridike
Kryetar i klubit të futbollit Çeliku-Ferizaj