E kërkonte Zvicra, arrestohet në Han të Elezit

Share

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit.

Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Zvicra, transmeton Indeksonline.

“Në Han të Elezit, të dielën në orën 19:26 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar/R/Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje./

Të ngjashme: