28,04,2024

Politika e Mundësive të Barabarta

Must Read

Arta G.Tahiri

Vendosja e demokracisë dhe rendit ligjor në vendet ish-komuniste i  dha jetë mendimit se sistemi  politik liberal kombinuar me ekonominë e tregut janë garanci  të mjaftueshme për prosperitetin e individit dhe për barazinë politike. Ky mendim mbizotëroi si  në diskutimet e opinionit publik, ashtu  dhe midis studiuesve të shkencave sociale. Si  përfundim, modeli i  nënshtetësisë sipas konceptit liberal-kapitalist u  mendua si më i  përshtatshmi për demokracitë e reja që  po  lindin. Ato bënë shumë pak  ndryshime në programet e tyre duke mos u kushtuar vëmendje aktorëve të rinj politik apo  individëve që ishin  lënë jashtë nga institucionet tradicionale politike.  Një përkufizim tepër i  ngushtë i ‘politikës’ ka bërë që të bllokohet pjesëmarrja politike masive e grave në sistemet post-socialiste. Njëkohësisht  futja e mekanizmave që do  ti siguronin pjesëmarrje të barabartë të grave shpesh u panë jo legjitime dhe të papranueshme. Një program i thjeshtëzuar i tipit liberal- demokratik ka dominuar marrëdhëniet midis sferës publike, private dhe intime gjatë periudhës së tranzicionit në Evropën Qendrore – Lindore .

Kështu që duke qenë në një atmosferë të tillë dhe në vendet e Ballkanit e më konkretisht në Kosovë, iniciativat që synojnë të zgjidhin problemet e grave në lidhje me pozitën e tyre në shoqëri dhe kërkesat e tyre për politika të mundësive të barabarta përballen  me tre lloj vështirësish. Së pari, ato duhet të përballen me faktin se politika konsiderohet si  diçka  jo profesionale, e korruptuar. Së dyti, iu duhet të përballen me lëvizje të cilat janë konformiste drejt avancimit të gruas në politikë ku shpesh gratë preferojnë dhe një strategji  individuale të vetë-realizimit që janë tipike për gratë me profesion . Së fundmi, këto  iniciativa përballen me legjitimimin e politikave liberal- kapitaliste, që është tepër I vështirë për t’u luftuar.

Pra është një përballje me një kulturë politike të vjetër të bazuar tashmë në modelin e tregut, që nuk e pranon dhe mbështet pjesëmarrjen politike sipas modelit të nënshtetësisë aktive.  Çështja e diskriminimit strukturor mbetet e patrajtuar nën arsyetimin se ligjet kundër diskriminimeve dhe mekanizmat përkatës ligjor e kushtetues mjaftojnë për arritjen e barazisë pa futjen e mekanizmave pozitive e mbështetëse që do të siguronin barazinë.

Eksperiencat tregon se nga perspektiva liberale, përpjekja për të future ligje mbi barazinë gjinore janë kritikuar si kundërshtuese të ‘ zgjedhjes së lirë’ dhe konkurrencës së shëndetshme.  Gjithashtu ekziston një përpjekje midis sociologëve dhe në media për ta shpjeguar psikologjikisht mungesën e pjesëmarrjen dhe të përfaqësimit të grave në politikë, njëlloj si për segregimin seksual të punës. Debate bëhet tepër i zjarrtë kur futet çështja e kuotave. Sapo  përmenden kuotat për përballemi me ligjërime që mbështesin stereotipit për ndarjen e roleve dhe punëve në baza gjinie.

Carol Lee Bacchi na thotë se veprimi politik në mënyrë të pashmangshme përfshin përdorimin e kategorive, të cilat nuk mund të jenë neutral. Mënyra se si përdoret një kategori në një veprim politik të caktuar është vendimtare për suksesin apo dështimin e atij veprimi. Për këtë arsye analiza e kategorive politike dhe ndërtimi i kategorive analitike janë procese shumë politike. Në rastin tonë është ‘gruaja’ ose gjinia, dhe qëllimi ynë është emërtimi i politikave reformuese kundër pabarazisë,  kategoria jonë është ajo  e ‘politikave për mundësi  të barabarta’.

Hipoteza që ngrihet është  se influence dhe bashkëpunimin midis dy sferave politike, ose me saktë nivelesh të veprimit politik, në veçanti politika shtetërore dhe institucionale ( përfshi këtu dhe partitë politike) dhe iniciativat e shoqërisë civile, të gjitha janë të domosdoshme për formulimin e politikës  së mundësive të barabarta dhe jetike për  përpjekjet për të rritur pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e grave në vendim- marrje politike.

Ekzistojnë dy lloj strategjish për vendosjen e politikave për barazinë e mundësive, dmth modelet ‘nga lart poshtë’ dhe ‘ nga poshtë lart’ të përdorura nga institucionet dhe nga sektori i shoqërisë civile. Po  kështu përmbajtja e diskutimeve publike e politike në kontekstin e socio – politike është një faktor mjaft i rëndësishëm. Pjesëmarrja dhe përfaqësimi më i madh i grave në politike është rruga drejt politikave për barazinë e mundësive, por është gjithashtu dhe rezultat I këtyre përpjekjeve. Tre zona që duhet parë me vëmendje janë:

  1. Ekzistenca dhe forma e mekanizmave institucional për zbatimin e politikave për barazinë e mundësive,
  2. Shoqëria civile dhe programi politik për nxitjen e grave drejt fushës së politikës,
  3. Partitë politike, sistemet elektorale dhe influenca e tyre në shanset elektorale të grave.

 

Diskutim kryesor është ai mbi kuotat qoftë brenda sistemeve elektorale , qoftë tek partitë politike,  ku palët ndahen në dy  grupe: ato që mendojnë se sistemi i  kuotave do  t’i ofrojë grave mundësi të çajnë tavanin e qelqtë dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes politike dhe atyre që mendojnë se diskriminimi  pozitiv do  të ndikojë në harrimin e meritokracisë përkundrejt riparimit të dëmeve të mëparshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img