25,04,2024

Mali i Zi shpreh gatishmëri për rishqyrtimin e demarkacionit

Must Read
Demarkaconi me Malin e Zi/ Foto arkiva

Ky bashkëpunim, sipas tyre, paraqet një shembull pozitiv në rajon, ndërkohë që qëndrimin e opozitës në Kosovë rreth demarkacionit të kufirit e cilësojnë si çështje të brendshme të Kosovës.

Kryetari i Komisionit qeveritar të Malit të Zi për çështjen e demarkacionit, Milan Paunoviq, ka deklaruar për Zërin e Amerikës se kufiri i caktuar është në përputhje me kufirin administrativ të vitit 1974 dhe se bashkëpunimi me palën kosovare në këtë aspekt ishte i mirë dhe tejet korrekt.

Ai e vlerësoi punën e komisionit ndërkombëtar për këtë çështje duke theksuar se Mali i Zi është i gatshëm të shqyrtojë çdo gabim të mundshëm në demarkacionin e vijës kufitare mes dy vendeve fqinje.

Edhe presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, vuri në dukje marrëdhëniet e shkëlqyera me Kosovën në të gjitha nivelet.

“Kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën në të gjitha nivelet dhe jemi të kënaqur për këtë komunikim dhe bashkëpunim. Ky komunikimi dhe bashkëpunim është i kënaqshëm si në nivelin shtetëror ashtu edhe në nivelin e komunave”, tha ai.

Vujanoviq konsideron se qëndrimi i opozitës në Kosovë rreth demarkacionit të kufirit është çështje e brendshme e Kosovës e cila nuk mund të ndikojë në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Edhe kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka mbështetur çdo nismë që ka të bëjë me demarkacionin e drejtë të vijës kufitare me Kosovën. Ishte ai i pari që e dha mesazhin e parë për demarkacionin e kufirit duke nënvizuar se nuk dëshiron asnjë mosmarrëveshje me fqinjët e vet, dhe se mbështet një rajon të qëndrueshëm dhe pa probleme të theksuara.

The post Mali i Zi shpreh gatishmëri për rishqyrtimin e demarkacionit appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img