24,04,2024

Kelmendi: MSA, sfidat dhe bonitetet ekonomike

Must Read

ramiz-kelmendi-analiza-780x439

Biznesmeni i njohur kosovar dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka dalur me një rekomandim mbi pritjet, sukseset dhe sfidat që sjell MSA-ja si proces në raport me Kosovën.

Kelmendi rekomandimin e tij në këtë çështje e ka mbështetur tek përvoja e tij sipërmarrëse biznesore dhe roli praktik prej deputeti të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në vazhdim po ua sjellim të plotë analizën e Kelmendit mbi MSA-në;

Nënshkrimi i MSA-së dhe fillimi i zbatimit te kësaj marrëveshjeje deri në përmbylljen finale për çka nevojiten 10+2 vite. (12 vite)

Fillimi i implementimit të marrëveshjes është nga 01 prilli 2016

Dogana në produktet e gatshme, repromateriale, ambalazhime dhe shërbime ishte 10 %, dhe me hyrje në fuqi zvogëlohet menjëherë për 1% apo 2% për ato produkte që në Republikën e Kosovës kanë prodhimtari të pamjaftuesheme (me këtë, mbrojmë për një kohë prodhimtarinë), dhe këto të hyra nga prodhimet ndikojnë dukshëm në buxhetin e Republikes së Kosovës si dhe në heqje të tërësishme prej 10 %, për të gjitha ato produkte që nuk ka prodhimtari në Kosovë. Të njëjtat produkte, repromateiale kanë pak ndikim në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Me këtë marrëveshje fitues është konsumatori, sepse produktet në treg që tregtohen nga EU do zvogëlohen menjëherë në çmimet nga 1.3%, apo 2.6% deri në 12.8 % për të gjitha produktet të cilat i nënshtrohen lirimit të parë dhe në vitin 2026 këto lirime do të jenë 12.8 % në tërësi, si produkte të gatshme, ndërsa për ato prodhime që perdorin repromaterialet nga EU lirimet do të jenë nga 3.5 % deri 6 %, varësisht prej pjesëmarrjes së këtijë repromateriali në çmimin final.

Humbësit më të mëdhenj mbeten prodhuesit e rajonit apo të marrëveshjes se CEFTA-s dhe prodhuesit aziatikë, sepse tani këto produkte barazohen në masë të madhe me çmime nga shtetet e EU-së dhe kualiteti është më i ulët. Për këta prodhues mbetet t’u përshtaten ekonomisë së tregut duke zvogëluar çmimet finale për t’u përballur me ekonominë e tregut apo të largohen nga tregu për shkak të zvogëlimit të konsumit.

Sikur në rastin e parë dhe në të dytin konsumatorët do të jenë përfituesit më të medhenj të këtyre ndryshimeve.

Çka ndodhë me prodhuesit kosovarë?

Për të gjithë ata të cilëve dogana në repromateriale, ambalazhime u lirohet, do t’iu fuqizohet prodhimtaria dhe konkurueshmëria në tregun kosovar dhe do furnizohen me repromaterial nga shtete të EU-së, varësishtë nga shkalla e lirimit. Më të fuqishmit do të jenë ata të cilëve u është liruar dogana për 10 %, ndërsa të tjerët duhet të presin në vitet në vijim.

Me prodhuesit që kanë konkurrencë shtetet e EU-së, do t’iu vështirsëohet gjendja ekonomike, sepse do të kenë në konkurrencë kualitetin e besuar, dhe çmimi do të jetë vendimtar për ekzistencë si dhe do të detyrohen të transformohen apo përshtaten rregullave të reja të tregut.

Viti i parë paraqet humbje prej 1.3 % të fitimit final, duke shkuar në rritje në vitet në vijim, për të gjithë ata që transformohen ne ngritjen e cilësisë dhe sasisë dhe do të përballen me masa të rrepta të konkurrencës me dëme të konsiderushme.

Prandaj edhe ketu është paraparë prolongimi i implementimit me zgjatje edhe për dy vite të tjera dhe është paraparë financimi në ngritjen e prodhueshmërisë së komponentëve ndikues në çmimin final të prodhimit.

Edhe në këtë rast përfitues do jenë konsumatorët, sepse prodhuesit vendorë duhet të lirojnë çmimet për të arritur apo mirëmbajtur qarkullimin ekzistues.

Përfituesit më të mëdhenj do të jenë ato ekonomi që eksportojnë, apo që me lirimin e doganave nga EU në produktet tona do të arrijnë të konkurrojnë shtete të cilat vijnë nga rajoni apo Azia, apo ata prodhues të cilët detektojnë kërkesat që mund të zëvendësohen me prodhimtari. Këto biznese do të kenë treg të madh prej 500 milionë konsumatorësh dhe nevojat për të analizuar dhe detektuar kërkesat e tregut EU janë të domosdoshme.

Fondet e EPAS do të jenë në dispozicion për investim, çertifikim dhe ngritje të stanadrdeve prodhuese dhe paisja me çertifikata ndërkombetare të nevojshme.

Buxheti i Republikës së Kosovës do të ketë zvogëlim të të hyrave direkte nga dogana qysh në vitin e parë me rreth 30 milionë euro duke vazhduar deri në 240 milionë euro në vit, por këto të hyra të zvogëluara do të kompensohen me ngritjen e konsumit, të rritur për tvsh dhe me ngritjen e tatimeve në të ardhura nga të punësuarit shtesë, që do të ngriten nga kapacitetet prodhuese dhe punësimi.

Nga kjo del se nuk ka vend për shqetësim të rritjes së çmimeve, sepse ato duhet të reflektojnë si pasojë e zvogëlimit të doganës. Nuk ka vend të brengosjes për prodhuesit të cilët dijnë tu përshtaten sfidave të reja dhe ka avantazhe për prodhuesit që eksportojnë.

Deri më tani këto politika kanë penguar fuqizimin e ekonomisë vendore në raport me shtetet e CEFTA-ss, tani do të duhet përballë edhe me prodhuesit e shumtë të EU-së.

Është pozitive për të gjitha ato ekonomi që kanë vizion, kuptimin e një tregu të madh prej 500 milionësh, nëse akterët ekonomikë arrijnë t’i detektojnë kërkesat e këtyre shteteve që po i plotësojnë nga shtete të tjera aziatike apo të Ballkanit dhe ato kërkesa si të tilla të akceptohen dhe të fillojë procesi i prodhimit.

Këtu ka mundësi që fitorja ekonomike të fillojë dhe qëndrojë për kohë të gjata. Nuk është vështirë që këto çështje të detektohen, sepse gjenden në faqet e internetit dhe duhet të kuptohet se fuqia jonë e re dhe punëtore dhe mirë e arsimuar me njohuri të përgjithshme mundë të jetë bazë e ngritjeve të kapaciteteve prodhuese.

Përsëri mbetet dhe vazhdon sfida e politikave të financimit të ekonomive ekzistuese dhe të reja, sidomos plasmani i kapitalit dhe vlera e kapitalit të lartë, për tu paisur me makineri prodhuese europiane

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img