20,11,2024

Ja si i uron ditëlindjen Miriami, Alban Skënderajt!

Must Read

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj, sot mbush 35 vjet.

E sigurisht që dedikim për ditëlindjen e tij, i bëri gruaja e tij, Miriami, e cila përmes mesazhit të saj në Instagram përsëriti edhe njëherë në pak rreshta ndjenjat e saj të mëdha që ka për Albanin përcjellë Klan Kosova.

”Edhe pse ti më shumë preferon të bësh dedikime e jo të marrësh të tilla  për 35 vjetorin tënd nuk mund të rrija pa t’i thënë këto fjalë. Ti më provon çdo ditë që ka ende njerëz me shpirt të bardhë në këtë botë. Ti shkëlqen së jashtmi, por më së shumti në brendësi!
Ashtu siç ti ke zemrën, ashtu dhe Zoti të ka bekuar në jetë me dashuri të sinqertë ngado qe ti sheh, me një familje të rrallë, një fëmijë engjëll dhe të ka dhënë frymëzimin shpirtëror që ti jua dhuron njerëzve në vepra te vërteta arti qe do të mbeten përgjithmonë.
Krijimtaria jote e vërtetë sapoka filluar te çeli..
Lum Ameli për të gjitha vargjet hyjnore që do i dedikohen. Unë që të njoh në të mirat dhe ato “më pak të mirat”:) e tua di të them që Zoti të ka bekuar me virtytet më të larta njerëzore.
Të dua me çdo qelizë të trupit tim.”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img