“Se pari duhet me pershendete kete ceremoni, sepse po ndodhe per here te pare ne vend dorezimi i mandatit mes Presidenteve, kjo asht nji e arritun, nji sukses, dhe nji kulture e nalte institucionale”, tha permes lidhjes telefonike per Rrokum Roll, shefi i grupit parlamentar te PDK, zotni Adem Grabovci.
Ne pyetjen a ka me ndermarre ndonji veprim opozita ne diten kur Thaçi merr mandatin e Presidentit, Grabovci tha se nuk e beson qe opozita ka me ba ndonji veprim kunder Kushtetutes.
“Opozita duhet me qene prezente ne kete dite te veçante. Shpresoj dhe besoj qe ka me kalue ashtu qysh e meritojne qytetaret e Republikes se Kosoves”, tha ai.
Kush nga burreshtetasit e vendeve te rajonit po vjen ne ceremonine e inaugurimit, Grabovci tha se lidhun me kete asht tue punue nji ekip i tane.
“Padyshim qe kane me qene pjesemarres”, u shpreh i bindun Grabovci, pa permend se kush e çka.
I pyetun se a ka ndonji personalitet tjeter brenda PDK qe mundet me zavendesue Thaçin, ai tha se “deri tash, Kadri Veseli nuk ka kunder kandidat ne PDK”.