Vërshimet shkaktojnë dëme të mëdha në fshatin Dardani të Ferizajt

Share

Reshjet e dendura të shiut që përfshinë sot rajonin e Ferizajt kanë shkaktuar vërshime të mëdha në fshatin Dardani, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe duke vështirësuar qarkullimin e qytetarëve.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se rrjedha e fuqishme e ujit ka dëmtuar rëndë trotuaret, ka shkulur kubëzat, ka mbuluar rrugën me baltë, gurë dhe mbeturina, ndërsa në disa pjesë infrastruktura rrugore është dëmtuar seriozisht.
Situata ka krijuar vështirësi të mëdha për banorët dhe bizneset përgjatë kësaj rruge, ndërsa ekipet përgjegjëse pritet të angazhohen në pastrimin e terrenit dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjen në zonat e prekura dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve derisa të rikthehet normaliteti.
Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, rruga magjistrale Ferizaj–Gjilan, në segmentin që kalon nëpër fshatin Dardani, është bllokuar përkohësisht për qarkullim për shkak të sasisë së madhe të ujit, ndërsa trafiku është orientuar në rrugë alternative deri në përmirësimin e gjendjes.

Të ngjashme: