Policia në Ferizaj gjobit me gati një mijë euro tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik

Share

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndëshkuar tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacion. Një 28-vjeçar u gjobit me 500 euro dhe iu ndalua drejtimi për 6 muaj pasi u kap duke vozitur 161 km/h në zonë me kufizim 50 km/h

Një 23-vjeçari iu hoq patentë-shoferi për 12 muaj pasi grumbulloi 10 pikë negative nga kundërvajtjet e rënda, ndërsa një tjetër 23-vjeçar u gjobit me 200 euro dhe iu ndalua drejtimi për 3 muaj për tejkalim në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë.

Rasti i tretë u raportua nga një qytetar përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”, ndërsa Policia njoftoi se do të vazhdojë kontrollet dhe aktivitetet e shtuara për sigurinë në trafik.

Komunikata e Policisë së Ferizajt

Ndëshkohen tre shoferë për kundërvajtje të rënda në trafik

Policia Rajonale e Ferizajt vazhdon zbatimin e planit operacional për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, duke ndërmarrë masa ndaj drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e trafikut.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Rakaj, ka ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të huaja. Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferi me inicialet N.B. (28 vjeç) po drejtonte automjetin me shpejtësi 161 km/h në një zonë ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.
Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar këto masa:
– Gjobë në vlerë prej 500 euro;
– 5 pikë negative;
– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 6 muaj.

Ndërkaq, Njësia Policore e Stacionit në Ferizaj i ka shqiptuar shoferit me inicialet D.Ç. (23 vjeç) masën mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 12 muaj, pasi në periudhën 26.08.2025 – 09.06.2026, si pasojë e disa kundërvajtjeve të rënda në trafik, ka grumbulluar 10 pikë negative.Po ashtu, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të tipit Opel Vivaro me targa vendore, pasi shoferi me inicialet A.H. (23 vjeç) kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar sigurinë e tyre.Për këtë kundërvajtje ndaj tij janë shqiptuar këto masa:– Gjobë në vlerë prej 200 euro;– 2 pikë negative;– Masë mbrojtëse – ndalim i drejtimit të mjetit motorik për 3 muaj.

Kjo kundërvajtje e shkaktuar është dërguar nga një qytetar, përmes platformës digjitale ” Lajmëro policinë”Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë kontrollet e rregullta dhe aktivitetet e intensifikuara me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë dhe respektimit të dispozitave ligjore në trafik.

Të ngjashme: