23,02,2025

Dibranët kërkojnë dëbimin nga fshati të babait që përdhunoi vajzën e vet

Must Read

Burrat e fshatit thonë se Guri Përgjegjaj u ka ulur burrërinë e dibranit dhe dinjitetin e rrethit. “Na ka ulur si Dibër, si rreth, na ka ulur dinjitetin e rrethit, të të parëve tanë. Ai njeri duhet të ikë prej zone, na ka infektuar. E prishi dinjitetin e familjes, moralin, nuk ja vlen të jetë si person, hiç.”- u shprehën banorët për “News24”.

Babai i njerkës së vajzës 15-vjeçare, ka rrëfyer me detaje gjithçka i kishte thënë e bija ditën e ngjarjes.

Shpëtim Nesimi rrëfen se vajza e tij e kishte kuptuar më herët se diçka e pahijshme po ndodhte mes bashkëshortit dhe vajzës së tij, dhe për këtë arsye ishte konfliktuar shpesh me Guri Përgjegjin.

“Guri Përgjegji shfaqte gjeste jonormale me 15-vjeçaren. Ditën e ngjarjes vajza dhe Guri erdhën në banese me rroba me baltë. Vajza ime i pyeti ku ishin bërë kështu se toka ishte e thatë. Guri mohoi ti kishte bërë diçka 15-vjeçares, tha se ishte rrezuar. Vajza ime e çoi 15-vjeçaren te fëmijët e kunatit. Ditën e ngjarjes vajza ime u konfliktua me bashkëshortin dhe pas konfliktit ai u largua nga shtëpia.”- deklaroi Shpëtim Nesimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img