03,07,2025

Bizneset në “Pallatin e Rinisë”, “peng” i borxheve të AKP-së

Must Read

Kjo për arsye se Komuna e Prishtinës nuk e lëshon vërtetimin e tatimit në pronë për të gjithë operatorët ekonomikë të cilët veprojnë në “Pallatin e Rinisë” me arsyetimin se Agjencia Kosovare e Privatizimit, Agjenci kjo e cila e ka nën menaxhim këtë objekt, ka obligime financiare ndaj Komunës së Prishtinës. Ndërsa, fatin e njëjtë me atë të Arsimit e kanë edhe afaristët e tjerë që operojnë brenda objektit të “Pallatit të Rinisë”, të cilët si persona juridikë u mohohet e drejta për nxjerrjen e vërtetimit mbi tatimin në pronë.

Si shumica e bizneseve në Kosovë, edhe Arsimi veturën e tij ka vendosur që ta regjistrojë në emër të kompanisë sepse, sipas tij, me disa reforma ekonomike të cilat janë bërë regjistrimi i makinës në emër të biznesit sjell përfitimet e veta. Ndërsa, si rëndom, edhe këtë vit Arsimi ka shkuar për ta regjistruar veturën e tij, mirëpo sipas ligjeve në fuqi për të kryer një shërbim të tillë nevojitet që secili qytetar ta ketë me vete vërtetimin e tatimit në pronë, vërtetim ky që tregon për shlyerjen ose jo të obligimeve ndaj tatimit në pronë.

Mirëpo, me të shkuar në Komunën e Prishtinës për ta nxjerrë këtë dokument, në mënyrë që të mundë ta bëjë regjistrimin e veturës, atij nuk i lëshohet një vërtetim i tillë, kjo për arsye se Komuna refuzon ta lëshojë vërtetimin për tatimin në pronë me arsyetimin se  Agjencia Kosovare e Privatizimit ka obligime financiare ndaj Komunës së Prishtinës./ Zëri

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img