10,09,2025

Aksident i rëndë me motor në Tiranë, humb jetën Jetnis Dollapi, anëtar i TBA (Foto)

Must Read

Humb jetën në një aksident me motor në kryeqytet Jetnis Dollapi, i njohur si anëtar i TBA.

Policia informoi sot se tek ish-Klubi “Partizani”, shtetasi Jetnis Dollapi, rreth 28 vjeç, duke drejtuar motorrin, me targë TR 430 E, ka humbur drejtimin dhe është përplasur me muret anësore të rrugës.

“Drejtuesi i motorrit është dërguar në SQU, ku më vonë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit”, theksoi policia.

Viktima, Jetnis Dollapi ne vitin 2010 ka qenë i dyshuar si autori i të shtënave më armë vetëm pak metër larg godinës së Presidencës, tek Pallati i Kongreseve si pasojë e një sherri mes grupeve te muzikës rep.

Asokohe Dollapi akuzohej për veprat penale të “armëmbajtjes pa leje”, “kanosjes” dhe “prishjes së rendit dhe qetësisë publike”. Jetnis Dollapi u shoqërua nga policia ndersa ngjarja për të cilën ai u prangos ndodhi pas një sherri mes fansave të grupeve muzikore rrep OTR dhe TBA në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshim mes Presidencës dhe Pallatit të Kongresve.

Zënka, e ndodhur vetëm pak minuta përpara se në Pallatin e Kongreseve të niste një konkurs muzikor ku merrnin pjesë përfaqësues të të dy grupeve, u shoqërua me të shtëna arme zjarri. Sipas policisë pas zënkës mes të rinjve Jetnis Dollapi ka nxjerrë nga xhupi një armë automatike dhe e ka drejtuar nga “rivalët”. Arma është shkrehur disa herë, ndërkohë që nuk janë shënuar të lënduar.

Në vendngjarje janë gjendur menjëherë forcat e policisë, të cilat kanë ndaluar dhe shoqëruar shtetasin Dollapi. Në vendin e ngjarjes policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale një automatik dhe dy gëzhoja.

dollapi1 dollapi2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img